Duke parë përmes flegrash, prej dritares së shtëpisë sime, pashë ndër thjeshtakët, vërejta mes të rinjve, një djalosh mendjelehtë. Ai kaloi në një rruginë, pranë qoshes së një të atille, e u çapit drejt shtëpisë së saj, në mbrëmje, kur ngryset dita, në mug, kur bie nata. Ja, takohet me një grua veshur si lavire, me zemër dredharake; e hedhur, kryeneçe, që s'i zë këmba shtëpi, që herë në rrugë e herë në sheshe, në çdo qoshe në pritë rri. Ajo e zuri dhe e puthi, e i tha me shfytyrësi: «Kam kushtuar fli paqtimi, sot unë kushtet i kam plotësuar, prandaj të kam dalë para: të kërkova e të gjeta. Mbi divanin tim kam shtrirë basma lara-lara, beze nga Egjipti. Mbi shtrat hodha pikla mirre, aloe e kanellë. Eja ta pimë me fund kupën e dashnorëve, të dëfrejmë në dashuri deri në agim. Burri nuk është në shtëpi është nisur për udhë të largët, se ka marrë me vete qesen e parave. Kthehet në shtëpi me hënën e plotë».
Lexo Fjalët e urta 7
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Fjalët e urta 7:6-20
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video