Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Fjalët e urta 30

30
Thëniet e Agurit
1Fjalët e Agurit, birit të Jakehut nga Masa. Thëniet e këtij njeriu drejtuar Itielit, për Itielin e Ukalin.#30.1 të tjerë: jam i lodhur o Perëndi, jam i lodhur o Perëndi e po mekem
2Unë jam njeriu më trashanik
e nuk e kam mençurinë njerëzore.
3Nuk e kam mësuar urtinë
e nuk e kam dijen e të shenjtëve.
4Kush është ngjitur në qiell e ka zbritur?
Kush e ka mbledhur erën në grusht?
Kush i ka mbështjellë ujërat me petk?
Kush ia ka vënë të tëra caqet tokës?
Si e ka emrin ai dhe si e ka emrin biri i tij,
nëse e njeh?
5Çdo fjalë e Perëndisë është e sprovuar;
ai është mburojë për kë gjen strehë tek ai.
6Mos u shto gjë fjalëve të tija,
që mos të të qortojë e të dalësh gënjeshtar.
7Dy gjëra kërkoj prej teje,
mos m'i moho para se të vdes:
8mashtrimin e fjalët e rreme largoji prej meje;
mos më jep as skamje, as pasuri,
le të ha aq bukë sa më duhet,
9që të mos ngopem e të të mohoj
e të them: kush është Zoti;
që të mos varfërohem e të vjedh
e ta përdhos emrin e Perëndisë tim.
10Mos shpif për shërbëtorin tek i zoti,
se të nëm e të zë nëma.
11Ka njerëz që mallkojnë etërit e vet
e nuk bekojnë nënat e veta.
12Ka njerëz që e mbajnë veten për të pastër,
por nuk janë larë nga të pëgërat.
13Ka njerëz që picërrojnë sytë e vrenjtin vetullat.
14Ka njerëz që dhëmbët i kanë si shpata e nofullat si thika,
për të shqyer të varfrit nga toka
e të skamurit nga mesi i njerëzve.
15Ushunjëza ka dy bija: «Jep! Jep!».
Tri gjëra nuk ngopen kurrë,
katër nuk thonë kurrë: «Mjaft!»:
16skëterra, barku shterpë,
toka e etur për ujë
e zjarri që nuk thonë: «Mjaft!».
17Sytë e atij që shpotit të atin e s'i bindet të ëmës
do t'i nxjerrin korbat e shpatit
e do t'i hanë zogjtë e shqiponjës.
18Tri gjëra janë tepër të habitshme për mua,
por katër as që i marr vesh:
19udhën e shqiponjës në qiell,
udhën e gjarprit nëpër shkrepa,
udhën e anijes në mes të detit
e udhën e njeriut për te një vashë.
20Ja si sillet gruaja kurorëshkelëse:
ha, lan gojën e thotë:
«S'kam bërë keq».
21Për tri gjëra dridhet toka,
por katër as që i duron:
22skllavin që bëhet mbret,
të marrin që ngopet me bukë,
23gruan e urryer që martohet
e skllaven që i zë vendin të zonjës.
24Katër janë gjërat e vogla të tokës,
por e kanë nxënë urtinë:
25thneglat, popull pa fuqi,
që verës përgatisin ushqimin për vete;
26vjedullat, popull pa pushtet,
që kanë vënë banesat nëpër shkëmbinj;
27karkalecat, që nuk kanë mbret,
por ecin të tërë në rresht;
28hardhucat, që kapen me dorë,
por i gjen në pallatin mbretëror.
29Tri gjëra çapiten hijshëm,
katër ecin hijerëndë:
30luani, kafsha më e fortë,
që nuk zmbrapset përballë asgjëje;
31gjeli parzëmfortë,
cjapi dhe mbreti në krye të ushtrisë.
32Nëse marrëzisht je krenuar,
nëse ke thurur plane,
mbaje gojën me dorë,
33se duke tundur qumështin, del gjalpi,
duke u fryrë hundëve, del gjaku
e duke i fryrë zemërimit, del grindja.

Aktualisht i përzgjedhur:

Fjalët e urta 30: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr