Ditën kur u ngrit tenda e dëshmisë, e mbuloi reja. Gjatë natës reja mbi tendë dukej si zjarr. Kështu ishte përherë. Reja e mbulonte dhe gjatë natës dukej si zjarr. Sa herë që reja ngrihej nga tenda, izraelitët niseshin për udhë dhe aty ku prehej reja, aty edhe fushonin. Ata niseshin për udhë ose fushonin sipas urdhrit të ZOTIT. Për sa kohë që reja prehej mbi tendë, ata fushonin. Edhe kur reja qëndronte mbi tendë për një kohë të gjatë, izraelitët e mbanin urdhrin e ZOTIT dhe nuk niseshin. E njëjta gjë ndodhte edhe kur reja qëndronte mbi tendë për pak ditë. Ata fushonin ose niseshin për udhë sipas urdhrit të ZOTIT. Ndodhte që reja qëndronte gjatë natës, por ngrihej në të gdhirë dhe izraelitët niseshin për udhë. Ditë ose natë, ata niseshin sa herë që reja ngrihej. E nëse reja prehej për dy ditë, një muaj ose një vit ata fushonin e nuk niseshin. Vetëm kur ngrihej reja niseshin. Izraelitët niseshin ose fushonin sipas urdhrit të ZOTIT. Ata e mbanin urdhrin e ZOTIT që jepej përmes Moisiut.
Lexo Numrat 9
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Numrat 9:15-23
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video