Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Numrat 29

29
Flija e festës së Trumbetave
1Ditën e parë të muajit të shtatë mbani një mbledhje të shenjtë. Atë ditë mos shërbeni. Atë ditë do t'u bini trumbetave. 2Kushtojini Zotit si fli erëkëndshme shkrumbimi, një dem, një dash e shtatë qengja motakë të patëmetë. 3Për flinë përkatëse të drithit, kushtoni tre kilogramë majë mielli të përzier me vaj për demin, dy kilogramë për dashin 4dhe një kilogram për secilin qengj. 5Kushtoni edhe një cjap si fli mëkati për shlyerjen e mëkatit tuaj. 6Kjo fli erëkëndshme zjarri për Zotin i shtohet flisë mujore të shkrumbimit e flisë përkatëse të drithit, flisë së përhershme të shkrumbimit e flisë përkatëse të drithit e të stërpikjes që kushtohen sipas ritit.
Flija e Shlyerjes
7Ditën e dhjetë të po këtij muaji të shtatë, mbani një mbledhje të shenjtë. Atë ditë përuleni veten e mos bëni asnjë punë. 8Paraqitini Zotit si fli erëkëndshme shkrumbimi, një dem, një dash e shtatë qengja motakë. Ata të jenë të patëmetë. 9Për flinë përkatëse të drithit, kushtoni tre kilogramë majë mielli të përzier me vaj për demin, dy kilogramë për dashin 10dhe një kilogram për secilin qengj. 11Përveç flisë për shlyerjen e mëkatit, flisë së përhershme të shkrumbit e flisë përkatëse të drithit e të stërpikjes, kushtoni edhe një cjap si fli mëkati.
Flija e festës së Kasolleve
12Ditën e pesëmbëdhjetë të muajit të shtatë mbani një mbledhje të shenjtë. Atë ditë mos shërbeni. Kremtoni për shtatë ditë në nder të Zotit. 13Paraqitini Zotit si fli shkrumbimi, si fli erëkëndshme zjarri, trembëdhjetë dema, dy desh e katërmbëdhjetë qengja. Ata të jenë të patëmetë. 14Për flinë përkatëse të drithit, kushtoni tre kilogramë majë mielli të përzier me vaj për secilin dem, dy kilogramë për secilin dash 15dhe një kilogram për secilin qengj. 16Përveç flisë së përhershme të shkrumbimit e flisë përkatëse të drithit e të stërpikjes kushtoni edhe një cjap si fli mëkati. 17Ditën e dytë kushtoni dymbëdhjetë dema, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja motakë të patëmetë, 18bashkë me flinë përkatëse të drithit e të stërpikjes për secilin. Të kushtohen sipas ritit e numrit të duhur. 19Përveç flisë së përhershme të shkrumbimit e flisë përkatëse të drithit e të stërpikjes, kushtoni edhe një cjap si fli mëkati. 20Ditën e tretë kushtoni njëmbëdhjetë dema, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja të patëmetë, 21bashkë me flinë përkatëse të drithit e të stërpikjes për secilin. Të kushtohen sipas ritit e numrit të duhur. 22Përveç flisë së përhershme të shkrumbimit e flisë përkatëse të drithit e të stërpikjes, kushtoni edhe një cjap si fli mëkati. 23Ditën e katërt kushtoni dhjetë dema, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja motakë të patëmetë, 24bashkë me flinë përkatëse të drithit e të stërpikjes për secilin. Të kushtohen sipas ritit e numrit të duhur. 25Përveç flisë së përhershme të shkrumbimit e flisë përkatëse të drithit e të stërpikjes, kushtoni edhe një cjap si fli mëkati. 26Ditën e pestë kushtoni nëntë dema, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja motakë të patëmetë, 27bashkë me flinë përkatëse të drithit e të stërpikjes për secilin. Të kushtohen sipas ritit e numrit të duhur. 28Përveç flisë së përhershme të shkrumbimit e flisë përkatëse të drithit e të stërpikjes, kushtoni edhe një cjap si fli mëkati. 29Ditën e gjashtë kushtoni tetë dema, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja motakë të patëmetë, 30bashkë me flinë përkatëse të drithit e të stërpikjes për secilin. Të kushtohen sipas ritit e numrit të duhur. 31Përveç flisë së përhershme të shkrumbimit e flisë përkatëse të drithit e të stërpikjes, kushtoni edhe një cjap si fli mëkati. 32Ditën e shtatë kushtoni shtatë dema, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja motakë të patëmetë, 33bashkë me flinë përkatëse të drithit e të stërpikjes për secilin. Të kushtohen sipas ritit e numrit të duhur. 34Përveç flisë së përhershme të shkrumbimit e flisë përkatëse të drithit e të stërpikjes, kushtoni edhe një cjap si fli mëkati. 35Ditën e tetë mbani një mbledhje festive. Atë ditë mos shërbeni. 36Paraqitini Zotit si fli shkrumbimi, si fli erëkëndshme zjarri, një dem, një dash e shtatë qengja motakë të patëmetë 37bashkë me flinë përkatëse të drithit e të stërpikjes për secilin. Të kushtohen sipas ritit dhe numrit të duhur. 38Përveç flisë së përhershme të shkrumbimit e flisë përkatëse të drithit e të stërpikjes, kushtoni edhe një cjap si fli mëkati.
39Këto do t'i kushtoni Zotit në të kremtet tuaja, përveç flive të shkrumbimit, të drithit, të stërpikjes e të paqtimit, që i kushtoni si fli kushti e si fli vullnetare».

Aktualisht i përzgjedhur:

Numrat 29: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr