Atëherë u afruan bijat e Celofehadit, birit të Heferit, të birit të Gileadit, të birit të Makirit, të birit të Manaseut, nga fisi i Manaseut, që ishte biri i Jozefit. Bijat quheshin Mahla, Noa, Hogla, Milka e Tirca. Ato qëndruan para Moisiut, priftit Eleazar, prijësve e para tërë bashkësisë në të hyrë të tendës së takimit dhe thanë: «Ati ynë vdiq në shkretëtirë. Ai nuk ishte pjesë e bashkësisë së Koreut, që u mblodh kundër ZOTIT, por vdiq për faj të vet. Ai nuk pati djem. Përse të shuhet emri i atit tonë prej fisit të tij, vetëm se nuk pati djem? Na jep, pra, një pronë mes vëllezërve të atit tonë!». Moisiu e paraqiti çështjen e tyre para ZOTIT dhe ZOTI i tha: «Kërkesa e bijave të Celofehadit është e drejtë. Jepu pronë për trashëgimi mes vëllezërve të atit të tyre që të trashëgojnë pronën e atit të tyre. Thuaju edhe izraelitëve: “Nëse dikush vdes pa pasur bir, trashëgimia t'i kalojë të bijës.
Lexo Numrat 27
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Numrat 27:1-8
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video