Atëherë u afruan bijat e Celofehadit, birit të Heferit, të birit të Gileadit, të birit të Makirit, të birit të Manaseut, nga fisi i Manaseut, që ishte biri i Jozefit. Bijat quheshin Mahla, Noa, Hogla, Milka e Tirca. Ato qëndruan para Moisiut, priftit Eleazar, prijësve e para tërë bashkësisë në të hyrë të tendës së takimit dhe thanë: «Ati ynë vdiq në shkretëtirë. Ai nuk ishte pjesë e bashkësisë së Koreut, që u mblodh kundër ZOTIT, por vdiq për faj të vet. Ai nuk pati djem. Përse të shuhet emri i atit tonë prej fisit të tij, vetëm se nuk pati djem? Na jep, pra, një pronë mes vëllezërve të atit tonë!». Moisiu e paraqiti çështjen e tyre para ZOTIT dhe ZOTI i tha: «Kërkesa e bijave të Celofehadit është e drejtë. Jepu pronë për trashëgimi mes vëllezërve të atit të tyre që të trashëgojnë pronën e atit të tyre. Thuaju edhe izraelitëve: “Nëse dikush vdes pa pasur bir, trashëgimia t'i kalojë të bijës. Nëse nuk ka bija, t'u jepet të vëllezërve. Nëse nuk ka vëllezër, t'u jepet vëllezërve të atit të tij. Nëse as ati i tij nuk ka vëllezër, t'i jepet farefisit më të afërt dhe ai do ta zotërojë”. Ky të jetë rregull gjykimi për izraelitët, siç e urdhëroi ZOTI Moisiun».
Lexo Numrat 27
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Numrat 27:1-11
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video