Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Numrat 10

10
Trumbetat
1 Zoti i tha Moisiut: 2«Farkëto dy trumbeta të argjendta që të thërrasësh me to bashkësinë dhe të njoftosh nisjen për udhë. 3Kur t'u biesh dy trumbetave, tërë bashkësia të mblidhet te hyrja e tendës së takimit. 4Ndërsa kur t'i biesh njërës të mblidhen vetëm prijësit, krerët e familjeve të Izraelit. 5Nëse u bie fort të nisen për udhë ata që fushojnë në lindje 6dhe nëse u bie fort për së dyti të nisen ata që fushojnë në jug. Kur trumbetat bien fort njoftohet nisja për udhë. 7Për të mbledhur bashkësinë bjeru trumbetave, por jo fort. 8Trumbetave do t'u bien priftërinjtë, bijtë e Aronit. Ky është për ju dhe për breznitë e ardhshme një rregull i përhershëm. 9Kur të shkoni në luftë në tokën tuaj kundër armikut që ju sulmon, bjeruni trumbetave fort që të kujtoheni para Zotit, Perëndisë tuaj, e të fitoni kundër tyre. 10Kur festoni të kremtet dhe fillimin e muajve#10.10 ose: hënën e re, bjeruni trumbetave që të shoqëroni flijimin e flive të shkrumbimit e të paqtimit. Kjo do të jetë si përkujtimore para Perëndisë tuaj. Unë, Zoti, jam Perëndia juaj».
Izraelitët nisen nga Sinai
11Në ditën e njëzet të muajit të dytë të vitit të dytë reja u ngrit nga tenda e dëshmisë. 12Izraelitët u nisën për udhë nga shkretëtira e Sinait dhe reja u preh në shkretëtirën e Paranit. 13Kjo ishte hera e parë që udhëtonin sipas radhës që Zoti i urdhëroi Moisiut.
14Në fillim nisej njësia e Judës sipas grupimeve ushtarake. Atyre u printe Nahshoni, biri i Aminadabit. 15Netaneli, biri i Cuarit, i printe njësisë së fisit të Isaharit. 16Eliabi, biri i Helonit, i printe njësisë së fisit të Zabulonit.
17Pasi hiqej tenda, niseshin gershonitët e meraritët, mbajtësit e tendës. 18Pastaj nisej njësia e Rubenit sipas grupimeve ushtarake. Atyre u printe Elicuri, biri i Shedeurit. 19Shelumieli, biri i Curishadait, i printe njësisë së fisit të Simeonit. 20Eliasafi, biri i Deuelit, i printe njësisë së fisit të Gadit.
21Pastaj niseshin kohatitët, mbajtësit e sendeve të shenjta. Ndërkohë ngrihej tenda përpara se ata të arrinin. 22Pastaj nisej njësia e Efraimit sipas grupimeve ushtarake. Atyre u printe Elishamai, biri i Amihudit. 23Gamalieli, biri i Pedahcurit, i printe njësisë së fisit të Manaseut. 24Abidani, biri i Gideonit, i printe njësisë së fisit të Benjaminit.
25Në fund nisej njësia e Danit sipas grupimeve ushtarake. Atyre u printe Ahiezeri, biri i Amishadait. 26Pagieli, biri i Okranit, i printe njësisë së fisit të Asherit. 27Ahirai, biri i Enanit, i printe njësisë së fisit të Neftaliut. 28Kështu renditeshin izraelitët kur udhëtonin sipas grupimeve ushtarake.
29Moisiu i tha Hobabit, birit të Reuel Midianitit, të vjehrrit: «Po nisemi drejt vendit që Zoti tha se do të na e japë. Eja me ne! Do të tregohemi dashamirës me ty, se Zoti është treguar dashamirës me Izraelin». 30Ai u përgjigj: «Nuk do të vij me ju, sepse do të shkoj në vendlindjen time». 31Moisiu i tha: «Mos na braktis, sepse ti e di ku duhet të fushohet në shkretëtirë. Të kemi si sytë e ballit! 32Nëse vjen me ne do të të bëjmë pjesë të të mirave që Zoti do të na japë».
33U nisën nga mali i Zotit e udhëtuan tri ditë. Arka e besëlidhjes së Zotit u printe gjatë të tria ditëve që të gjente një vend për të fushuar. 34Reja e Zotit rrinte përditë mbi ta sa herë që niseshin nga fushimi.
35Sa herë që arka nisej për udhë, Moisiu thoshte:
«Dil, o Zot,
e armiqtë e tu u shpërndafshin,
ata që të urrejnë këmbëve ua mbathshin».
36E kur fushonte thoshte:
«Kthehu, o Zot, te qindra mijërat e Izraelit».

Aktualisht i përzgjedhur:

Numrat 10: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr