Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Naumi 2

2
Shkatërrimi i Ninivës
1 # 2.1 të tjerë e rendisin si 1.15 «Ja, mbi male,
këmba e kasnecit,
e atij që paqen shpall.
Kremtoji festat, o Judë,
përmbushi zotimet e tua,
se i poshtri nuk do të të pushtojë më,
ai mori fund krejt.
2Shpartalluesi po vjen kundër teje.
Ruaji kullat, vrojtoje udhën,
ngjishi ijët e mblidhe tërë fuqinë.
3Se Zoti ia ktheu lavdinë Jakobit,
ia ktheu lavdinë Izraelit,
ndonëse grabitësit i bastisën
e të mbjellat ua rrënuan.
4Shqytet e trimave kuqëlojnë,
luftëtarët në kërmëz vezullojnë.
Karrocat flakërojnë,
kur për luftë i rreshton,
heshtat#2.4 ose: kuajt i fërgëllojnë.
5Të tërbuara, karrocat rrugëve vërshojnë,
lart e poshtë shesheve vrapojnë.
Duken porsi rrufeja,
turren porsi shkreptima.
6I mbledh prijësit,
por rrugës ata pengohen.
Drejt mureve armiqtë shpejtojnë,
dashi gati u bë.
7U hapën portat e lumenjve,
pallati mbretëror u drodh.
8Ninivën#2.8 ose: Ucabën; bukuroshen; mbretëreshën e zhveshën, e rrëmbyen,
shërbëtoret e saj vajtojnë,
gugatin porsi pëllumba,
gjoksin rrahin fort.
9Niniva është si liqeni
uji#2.9 ose: gjatë ditëve të saj, por banorët ikën i të cilit shteron.
“Ndaluni! Ndaluni!”.
Por askush nuk kthehet mbrapsht.
10Rrëmbeni argjend!
Rrëmbeni ar!
Thesaret nuk kanë fund,
përplot me sende të çmuara.
11Bastisje, plaçkitje e shkatërrim!
Zemra mpaket, gjunjët dridhen, shtati ngjethet,
fytyrat e të gjithëve zverdhen.
12Ç'po ndodh me këtë strofull luanësh,
me këtë shpellë këlyshësh luani?
Ku luani, luanesha e pjella e tyre
bridhnin pa u trazuar.
13Ku luani shqyente mjaftueshëm për këlyshët
e pre për luaneshat sillte.
E mbushte shpellën me pre,
strofullin me mish të shqyer.
14“Ja, jam kundra teje!”, kumton Zoti.
Do të t'i djeg qerret, tym do të t'i bëj,
shpata do t'i përpijë këlyshët e luanëve të tu.
Do ta zhduk prej faqes së dheut prenë që zure,
kasnecëve të tu kurrë s'do t'u dëgjohet zëri».

Aktualisht i përzgjedhur:

Naumi 2: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr