Farisenjtë e shkruesit që kishin ardhur nga Jerusalemi u mblodhën pranë tij. Ata panë disa prej dishepujve të tij që po hanin bukë me duar të papastra, domethënë të palara. Farisenjtë dhe të gjithë judenjtë nuk hanë pa i larë duart me kujdes deri në bërryl, sipas traditës së të parëve dhe, pasi kthehen nga tregu, nuk hanë pa u larë. Janë edhe shumë gjëra të tjera, që sipas traditës duhet t'i ruajnë, si larje gotash, brokash, enësh bakri e shtretërish. Prandaj farisenjtë e shkruesit e pyetën: «Pse dishepujt e tu nuk ndjekin traditën e të parëve, por hanë bukë me duar të palara?».
Lexo Marku 7
Dëgjoj Marku 7
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Marku 7:1-5
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video