Dhe në atë çast, ndërsa Jezui ishte ende duke folur, erdhi Juda, njëri prej të dymbëdhjetëve, bashkë me një turmë me shpata e shkopinj, të dërguar nga kryepriftërinjtë, shkruesit e pleqtë. Tradhtari u kishte dhënë këtë shenjë: «Jezui është ai që unë do të puth. Kapeni e ruajeni mirë!». Dhe menjëherë iu afrua Jezuit e i tha: «Mësues!» dhe e puthi. Atëherë ata e kapën dhe e ndalën. Njëri nga ata që ishin aty, nxori shpatën, goditi shërbëtorin e kryepriftit e i preu veshin. Jezui u tha: «Paskeni ardhur të më merrni me shpata e shkopinj si të isha kusar? Unë isha çdo ditë mes jush në tempull duke mësuar njerëzit e nuk më kapët. Por kjo u bë që të përmbushen Shkrimet». Atëherë të gjithë e braktisën e ikën. Një i ri, i mbështjellë vetëm me një copë prej liri, po e ndiqte. Rojat e kapën, por ai lëshoi copën prej liri e iku lakuriq.
Lexo Marku 14
Dëgjoj Marku 14
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Marku 14:43-52
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video