Marku 14:43-52
Marku 14:43-52 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Dhe në atë çast, ndërsa Jezui ishte ende duke folur, erdhi Juda, njëri prej të dymbëdhjetëve, bashkë me një turmë me shpata e shkopinj, të dërguar nga kryepriftërinjtë, shkruesit e pleqtë. Tradhtari u kishte dhënë këtë shenjë: «Jezui është ai që unë do të puth. Kapeni e ruajeni mirë!». Dhe menjëherë iu afrua Jezuit e i tha: «Mësues!» dhe e puthi. Atëherë ata e kapën dhe e ndalën. Njëri nga ata që ishin aty, nxori shpatën, goditi shërbëtorin e kryepriftit e i preu veshin. Jezui u tha: «Paskeni ardhur të më merrni me shpata e shkopinj si të isha kusar? Unë isha çdo ditë mes jush në tempull duke mësuar njerëzit e nuk më kapët. Por kjo u bë që të përmbushen Shkrimet». Atëherë të gjithë e braktisën e ikën. Një i ri, i mbështjellë vetëm me një copë prej liri, po e ndiqte. Rojat e kapën, por ai lëshoi copën prej liri e iku lakuriq.

Marku 14:43-52 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dhe në atë çast, ndërsa ai ende po fliste, erdhi Juda, një nga të dymbëdhjetët, dhe me të një turmë e madhe me shpata e shkopinj, e dërguar nga krerët e priftërinjve, nga skribët dhe nga pleqtë. Dhe ai që po e tradhtonte u kishte dhënë atyre një shenjë: ''Kë do të puth, ai është. Kapeni dhe çojeni me shoqërim të sigurt''. Dhe si arriti, u afrua menjëherë tek ai dhe tha: ''Rabi, Rabi!''; dhe e puthi përzemërsisht! Atëherë ata vunë dorë mbi të dhe e arrestuan. Dhe një nga të pranishmit nxori shpatën, i ra shërbëtorit të kryepriftit dhe ia preu veshin. Atëherë Jezusi, duke iu përgjigjur, i tha: ''Paskeni ardhur me shpata e me shkopinj që të më kapni sikurse të isha një cub? E pra, përditë isha midis jush në tempull duke i mësuar njerëzit dhe ju nuk më kapët; por kjo po ndodh që të përmbushen Shkrimet!''. Atëherë dishepujt e lanë dhe ikën të gjithë. Dhe një farë djaloshi, që ishte i mbështjellë me një çarçaf mbi trupin e zhveshur, po e ndiqte, por ata e kapën. Por ai e lëshoi çarçafin dhe iku lakuriq nga duart e tyre.