Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Mateu 4

4
Tundimi i Jezuit
(Mk 1.12-13; Lk 4.1-13)
1Pastaj, i shtyrë nga Shpirti, Jezui shkoi në shkretëtirë që të tundohej nga djalli. 2Pasi agjëroi për dyzet ditë e dyzet net, Jezuin e mori uria. 3Atëherë erdhi tunduesi tek ai e i tha: «Nëse je Biri i Perëndisë, thuaju këtyre gurëve të bëhen bukë». 4Por Jezui iu përgjigj: «Është shkruar:
njeriu nuk jeton
vetëm me bukë,
por me çdo fjalë
që del nga goja e Perëndisë».
5Pastaj djalli e çoi në qytetin e shenjtë, e vuri në pikën më të lartë të tempullit 6e i tha: «Nëse je Biri i Perëndisë, hidhu poshtë, sepse është shkruar:
do t'i urdhërojë engjëjt e tij
të të ruajnë
dhe ata do të të mbajnë
në duart e tyre,
që mos të të ndeshë këmba në gur».
7Jezui i tha: «Është shkruar:
mos e tundo Zotin,
Perëndinë tënd».
8Djalli e çoi sërish në një mal shumë të lartë e i tregoi të gjitha mbretëritë e botës dhe lavdinë e tyre. 9Dhe i tha Jezuit: «Do të t'i jap të gjitha këto nëse bie në gjunjë e më adhuron». 10Atëherë Jezui i tha: «Shporru, Satan, sepse është shkruar:
adhuro Zotin, Perëndinë tënd,
dhe shërbeji vetëm atij».
11Atëherë djalli u largua nga Jezui dhe, ja, erdhën engjëjt e i shërbenin.
Shërbesa në Galile
(Mk 1.14-15; Lk 4.14-15)
12Kur Jezui dëgjoi se Gjonin e kishin burgosur, u largua për në Galile. 13Nuk qëndroi në Nazaret, por shkoi për të jetuar në Kafarnaum, qytet pranë liqenit#4.13 ose: detit edhe: rr. 18, në tokën e Zabulonit e të Neftalimit, 14që të përmbushej çfarë kishte thënë profeti Isai:
15 tokë e Zabulonit
dhe tokë e Neftalimit,
në rrugën drejt detit, përtej Jordanit,
Galile e kombeve!
16 Populli që ishte në errësirë
pa një dritë të madhe
dhe për ata që ishin
në vendin e hijes së vdekjes
zbardhi drita.
17Që atëherë Jezui filloi të predikonte e të thoshte: «Pendohuni, se mbretëria e qiejve është afër».
Thirrja e katër peshkatarëve
(Mk 1.16-20; Lk 5.1-11)
18Ndërsa po ecte bregut të liqenit të Galilesë, Jezui pa dy vëllezër, Simonin që quhej Pjetër dhe Andrean, vëllanë e tij, që po hidhnin rrjetat në liqen. Ata ishin peshkatarë. 19Jezui u tha: «Ejani pas meje dhe unë do t'ju bëj peshkatarë njerëzish». 20Ata lanë menjëherë rrjetat e shkuan pas tij. 21Pak më tutje Jezui pa dy vëllezër të tjerë, Jakobin e Zebedeut dhe Gjonin, të vëllanë, që ishin në një varkë bashkë me Zebedeun, atin e tyre, duke arnuar rrjetat dhe i thirri. 22Ata lanë menjëherë varkën dhe të atin e shkuan pas tij.
Jezui predikon dhe shëron
(Lk 6.17-19)
23Jezui shkonte nëpër Galile duke mësuar njerëzit në sinagoga, duke shpallur ungjillin e mbretërisë e duke shëruar çdo sëmundje e lëngatë në popull. 24Kështu, për të u hap fjala në gjithë Sirinë. Atëherë i sollën të gjithë të sëmurët, njerëz të prekur nga sëmundje e dhimbje të ndryshme, të pushtuar nga djalli, me sëmundjen e tokës e të paralizuar, dhe ai i shëroi. 25Turma të mëdha njerëzish nga Galilea e Dekapoja, nga Jerusalemi, Judeja e përtej Jordanit, shkonin pas tij.

Aktualisht i përzgjedhur:

Mateu 4: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr