Pastaj, i shtyrë nga Shpirti, Jezui shkoi në shkretëtirë që të tundohej nga djalli. Pasi agjëroi për dyzet ditë e dyzet net, Jezuin e mori uria. Atëherë erdhi tunduesi tek ai e i tha: «Nëse je Biri i Perëndisë, thuaju këtyre gurëve të bëhen bukë». Por Jezui iu përgjigj: «Është shkruar: njeriu nuk jeton vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë ». Pastaj djalli e çoi në qytetin e shenjtë, e vuri në pikën më të lartë të tempullit e i tha: «Nëse je Biri i Perëndisë, hidhu poshtë, sepse është shkruar: do t'i urdhërojë engjëjt e tij të të ruajnë dhe ata do të të mbajnë në duart e tyre, që mos të të ndeshë këmba në gur ». Jezui i tha: «Është shkruar: mos e tundo Zotin, Perëndinë tënd ». Djalli e çoi sërish në një mal shumë të lartë e i tregoi të gjitha mbretëritë e botës dhe lavdinë e tyre. Dhe i tha Jezuit: «Do të t'i jap të gjitha këto nëse bie në gjunjë e më adhuron». Atëherë Jezui i tha: «Shporru, Satan, sepse është shkruar: adhuro Zotin, Perëndinë tënd, dhe shërbeji vetëm atij ».
Lexo Mateu 4
Dëgjoj Mateu 4
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Mateu 4:1-10
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video