Pjetri rrinte ulur përjashta në oborr. Një shërbëtore erdhi tek ai e i tha: «Edhe ti ishe me Jezu Galileasin». Por Pjetri e mohoi para të gjithëve e tha: «Nuk e di ç'po thua!». Kur po dilte nga porta, atë e pa një shërbëtore tjetër e u tha atyre që ishin aty: «Ky njeri ishte me Jezuin e Nazaretit». Por Pjetri e mohoi përsëri duke u betuar: «Unë nuk e njoh këtë njeri». Pas pak, ata që ishin aty iu afruan Pjetrit e i thanë: «Patjetër je një prej tyre se dukesh nga e folmja». Pastaj Pjetri filloi të mallkonte e të bënte be: «Nuk e njoh këtë njeri». Atë çast këndoi gjeli dhe Pjetrit iu kujtuan fjalët e Jezuit: «Përpara se të këndojë gjeli, ti do të më mohosh tri herë». Pastaj doli përjashta e qau me hidhërim.
Lexo Mateu 26
Dëgjoj Mateu 26
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Mateu 26:69-75
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video