Pastaj erdhën dishepujt e i thanë: «Përse u flet me shëmbëlltyra?». Jezui u përgjigj: «Juve ju janë bërë të njohura të fshehtat e mbretërisë së qiejve, ndërsa atyre jo. Atij që ka, do t'i jepet edhe më shumë e do të ketë me tepri, por atij që nuk ka, do t'i merret edhe ajo që ka. Atyre u flas me shëmbëlltyra, sepse megjithëse shikojnë, nuk shohin dhe megjithëse dëgjojnë, nuk marrin vesh e as kuptojnë. Te këta plotësohet profecia e Isaisë që thotë: do të dëgjoni, por s'do të kuptoni, do të shikoni, por s'do të shihni. Sepse zemra e këtij populli është mpirë, veshët e tyre dëgjojnë me vështirësi dhe sytë i kanë të mbyllur, që të mos shohin me sy, të mos dëgjojnë me veshë, të mos kuptojnë me zemër dhe që të mos kthehen tek unë për t'i shëruar. Por lum sytë tuaj, që shohin, e veshët tuaj, që dëgjojnë. Me të vërtetë po ju them se shumë profetë e njerëz të drejtë dëshiruan të shihnin çfarë po shihni ju e nuk panë, të dëgjonin çfarë po dëgjoni ju e nuk dëgjuan».
Lexo Mateu 13
Dëgjoj Mateu 13
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Mateu 13:10-17
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video