Mes dishepujve lindi një grindje se kush prej tyre duhej të quhej më i madhi. Por Jezui u tha: «Mbretërit e kombeve sundojnë mbi ta dhe ata që kanë pushtet mbi ta quhen bamirës. Me ju nuk duhet të ndodhë kështu. Përkundrazi, më i madhi ndër ju duhet të bëhet si më i vogli dhe udhëheqësi si shërbëtori. Kush është më i madh, ai që është në tryezë apo ai që shërben? A nuk është ai që rri në tryezë? Por unë jam mes jush si ai që shërben. Ju jeni ata që keni qëndruar me mua në tundimet e mia dhe unë po ju lë juve në dorë mbretërinë, ashtu si ma la mua Ati im, që ju të mund të hani e të pini në tryezën e mbretërisë sime. Ju do të uleni në frone për të gjykuar dymbëdhjetë fiset e Izraelit».
Lexo Luka 22
Dëgjoj Luka 22
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Luka 22:24-30
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video