Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Vajtimet 5

5
Lutje për mëshirë
1Kujtohu, o Zot, për çfarë na gjeti,
shikoje e vëreje poshtërimin tonë.
2Trashëgimia jonë u kaloi të huajve,
shtëpitë tona të panjohurve.
3U bëmë jetimë pa atë,
nënat tona si të veja.
4Për ujin na duhen para,
edhe drutë e kanë një çmim.
5Na kanë rënë në qafë,
u zalisëm e nuk gjejmë prehje.
6I shtrijmë dorën Egjiptit e Asirisë
për t'u nginjur me bukë.
7Etërit tanë mëkatuan e nuk janë më,
por fajin e tyre e mbartim ne.
8Skllevërit na sundojnë,
s'ka kush na shpëton prej dorës së tyre.
9Luajmë me jetën për bukë
përballë shpatës së shkretëtirës.
10Furrë na u bë lëkura
nga zhegu i urisë.
11Gratë u dhunuan në Sion,
vashat në qytetet e Judës.
12Princat i varën me duart e veta,
pleqtë nuk i nderojnë.
13Të rinjtë mbartin mokrën,
djelmoshat luhaten nën barrën e druve.
14Pleqtë nuk dalin te portat,
rinia e la muzikën.
15Zemrës sonë iu shua gëzimi,
vallja na u kthye në zi.
16Kurora na ra nga koka,
mjerë ne, se mëkatuam.
17Prandaj na u mek zemra,
prandaj na u errën sytë,
18se u shkretua mali i Sionit,
dhelprat enden nëpër të.
19Por ti, o Zot, mbetesh përgjithmonë,
froni yt, brez pas brezi.
20Pse na harrove fare?
A do të na braktisësh gjatë?
21Na kthe te ti, o Zot, e ne do të kthehemi,
përtëriji ditët tona si dikur.
22Mos na ke dëbuar përgjithmonë
dhe je tejet i zemëruar me ne?

Aktualisht i përzgjedhur:

Vajtimet 5: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr