Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Jozuehu 2:4-13

Jozuehu 2:4-13 AL1

Si i mori e i fshehu dy burrat, Rahaba u përgjigj: «Po, ata erdhën tek unë, por nuk e dija nga ishin. Kur po mbyllej porta e qytetit e u bë terr, ata dolën. Nuk e di nga shkuan, por ndiqini shpejt, se mund t'i kapni». Ndërkohë, ajo i kishte ngjitur në tarracë e i kishte fshehur mes kallamishteve të lirit që i kishte vënë stivë atje. Të dërguarit e mbretit u nisën për t'i ndjekur rrugës për te vau i Jordanit. Sapo dolën, porta e qytetit u mbyll. Rahaba u ngjit në tarracë te përgjuesit, para se t'i zinte gjumi, e u tha: «Unë e di se ZOTI jua ka dhënë juve këtë vend. Na ka zënë tmerri prej jush dhe të gjithë banorët e këtij vendi dridhen nga frika prej jush. Kemi dëgjuar se ZOTI thau detin e Kuq para jush, kur po dilnit nga toka e Egjiptit. Kemi dëgjuar edhe çfarë u bëtë dy mbretërve të amoritëve përtej Jordanit, Sihonit e Ogut, të cilët i shkatërruat fare. Kur i dëgjuam këto, na lëshoi zemra e mbetëm pa frymë për shkakun tuaj, sepse ZOTI, Perëndia juaj, është me të vërtetë Perëndi atje lart në qiell dhe këtu poshtë mbi tokë. Prandaj, m'u betoni për ZOTIN, se do të tregoni mirësi ndaj shtëpisë së atit tim, ashtu si tregova edhe unë mirësi ndaj jush. Më jepni, pra, një shenjë të besueshme, se do ta lini gjallë atin tim, nënën time, vëllezërit e motrat e mia, bashkë me gjithçka që u përket, dhe se do të na shpëtoni nga vdekja».

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë