Ditët e mia shkojnë më shpejt se rendësi, ikin tutje pa e parë të mirën. Rrëshqasin si varka xunkthi, si shkaba që vërsulet mbi pre. Nëse them: “Do ta harroj rënkimin, nuk do të jem fytyrëngrysur e do të gëzohem”, më trembin tërë vuajtjet e mia. E di se nuk do të më shfajësosh. Nëse jam fajtor, pse të mundohem kot? Nëse lahem me ujë bore e duart i pastroj me finjë, ti prapë do të më zhytësh në llucë e do t'u kall krupën edhe petkave. Se ai nuk është njeri si unë, që t'i përgjigjem: “Të dalim në gjyq”. Nuk ka gjyqtar mes ne të dyve që të vërë dorë mbi ne
Lexo Jobi 9
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Jobi 9:25-33
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video