Jobi 8
8
Fjalimi i Bildadit
1Atëherë Bildad Shuhiti u përgjigj e tha:
2«Deri kur do të flasësh kështu
e do të fryjnë furishëm fjalët e gojës sate?
3A e shtrembëron Perëndia të drejtën?
A e shtrembëron i gjithëpushtetshmi drejtësinë?
4Nëse bijtë e tu mëkatuan kundër tij,
ai i la në dorë të paudhësisë së tyre.
5Nëse ti e kërkon Perëndinë
e i përgjërohesh të gjithëpushtetshmit,
6po të jesh i pastër e i drejtë,
ai menjëherë do të kujdeset për ty
e do ta paqëtojë banesën tënde të drejtë.
7Çfarë pate në fillim ishte pak,
në fund do të kesh më shumë.
8Shqyrto breznitë e dikurshme
e mendo arritjet e të parëve të tyre.
9Sa për ne, ne i përkasim së djeshmes e nuk dimë gjë,
se ditët tona hije janë mbi dhe.
10A nuk do të të mësojnë ata ty?
Për ty prej zemrës do të nxjerrin kumte.
11A nuk rritet kallami në moçal?
A zgjatet kallami pa ujë?
12Ende i gjelbër e pa u prerë
vyshket para çdo bime tjetër.
13Kësisoj janë shtigjet e atij që harron Perëndinë
e shpresa e të pafeut do të shuhet.
14Besimi i tij pe i hollë,
rrjetë merimange mbështetja e tij.
15Nëse mbështetet në shtëpinë e vet, ajo s'do të mbajë,
nëse kapet pas saj, ajo shembet.
16Ai është bimë e harlisur në diell
që i shtrin filizat në kopsht.
17Në zall i enden rrënjët,
nëpër gurë depërton.
18Nëse shkulet nga vendi i vet,
vendi do ta mohojë:
“Kurrë nuk të kam parë!”.
19Ja, kaq zgjat gëzimi i tij
e prej pluhurit të tjerë do të mbijnë.
20Shiko! Perëndia nuk e përbuz njeriun e përkryer,
as të mbrapshtëve dorën nuk ua shtrin.
21Ai do të ta kthejë buzagazin e plotë
e do të ta mbushë gojën me britma hareje.
22Atë që të urren do ta mbulojë turpi
e banesa e të mbrapshtëve nuk do të qëndrojë».
Aktualisht i përzgjedhur:
Jobi 8: AL1
Thekso
Ndaje
Copy
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020