Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Jobi 23

23
Jobit i duket Perëndia larg
1Jobi u përgjigj e tha:
2«Edhe sot e kësaj dite ankoj i acaruar,
mbi rënkimin tim rëndon dora e tij#23.2 ose: dora ime.
3Ah, sikur ta dija ku ta gjeja,
sikur të arrija te banesa e tij!
4Para tij do ta shtroja çështjen time
e me plot të drejtë do ta hapja gojën.
5Do të merrja vesh përgjigjen e tij
e do të kuptoja çfarë do të më thoshte.
6A do të grindej me mua me tërë madhështinë e tij?
Jo, vërtet do të më dëgjojë!
7Atje me të do të fliste një njeri i drejtë
e gjykatësi im përgjithmonë do të më shfajësonte.
8Ja, shkoj më tej e ai nuk gjendet,
kthehem pas e nuk e pikas.
9Po të sillem majtas askund nuk e shoh,
po të kthehem djathtas nuk ma kap dot syri.
10E, pra, ai e di si sillem unë;
le të më vërë në provë e porsi ar do të dal.
11Gjurmëve të tij shkeli këmba ime,
udhën e tij e mbajta pa dredhuar.
12Urdhrit të buzëve të tij unë nuk iu shmanga,
fjalët e gojës së tij në zemër i mbajta.
13Por ai është i vetëm e kush mund ta kundërshtojë?
Çfarë ai dëshiron, atë edhe e bën.
14Çfarë caktoi për mua, ai do ta përmbushë,
e shumë gjëra të tjera që i ka në mendje.
15Prandaj më zë tmerri në praninë e tij,
mendohem e dridhem prej tij.
16Perëndia ma molisi zemrën
më tmerroi ai, i gjithëpushtetshmi.
17Se nuk po më rrënon errësira,
as po më mbulon terri».

Aktualisht i përzgjedhur:

Jobi 23: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr