«Ja, gjithçka pa syri im veshi im e dëgjoi dhe e kuptoi. Çfarë dini ju e di edhe unë e nuk jam më pak se ju. Por unë dua të flas me të gjithëpushtetshmin, me Perëndinë ma ka ënda të rragatem. Sa për ju, ju e shihni mashtrimin, mjekë të padobishëm jeni të gjithë. Kush do t'ju bëjë të heshtni? Do të ishte urti për ju. Dëgjojeni, pra, arsyetimin tim, vërejeni vetëmbrojtjen e buzëve të mia. A do të flisnit rrejshëm për Perëndinë e do të mashtronit për të? A doni t'i mbani anë Perëndisë e të arsyetoni për të? Vallë, do të dilni mirë nëse ju shqyrton? Apo do ta mashtroni, siç mashtrohet njeriu? Ashpër do t'ju qortojë nëse tinëz mbani anë. A nuk do t'ju tmerrojë madhështia e tij? S'do të bjerë mbi ju tmerri i tij? Hi e pluhur janë thëniet tuaja të urta, mburojë balte mburojat tuaja. Heshtni, që të flas vetë, e le të më ndodhë ç'të dojë. Pse të ha veten me dhëmbë e të vë dorë në jetën time? Ja, ai do të më vrasë e shpresë nuk kam, por para tij do ta mbroj sjelljen time. Ky do të jetë shpëtimi im, se i pafeu nuk del para tij.
Lexo Jobi 13
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Jobi 13:1-16
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video