Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Jeremia 45

45
Premtimi për Barukun
1Fjala që i shpalli profeti Jeremi Barukut, birit të Neriahut, kur ai i shkroi në libër këto fjalë, që i tha Jeremia, në vitin e katërt të Jehojakimit, birit të Josisë, mbretit të Judës: 2«Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit, për ty, Baruk: 3ti ke thënë: “Mjerë unë, se Zoti po i shton pikëllimin dhimbjes sime. U lodha nga ofshamat e nuk gjej prehje”. 4Duhet t'i thuash se kështu thotë Zoti: “Ja, çfarë ndërtova vetë, po e shemb e çfarë mbolla vetë, po e shkul. Kjo vlen për mbarë dheun. 5E ti po kërkon gjëra të mëdha për vete? Mos i kërko, se, ja, po dërgoj zezonën mbi çdo gjallesë, kumton Zoti. Ty do të të jap jetën si plaçkë në të gjitha vendet ku do të shkosh”».

Aktualisht i përzgjedhur:

Jeremia 45: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr