Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Judita 15

15
Shpartallimi i asirianëve
1Kur ata që gjendeshin nëpër tenda e dëgjuan këtë gjë, u habitën me ç'kishte ndodhur. 2Plot tmerr e frikë, nuk e pritën njëri-tjetrin, por dolën me të njëjtën shtysë dhe morën arratinë gjithandej, fushave e maleve. 3Edhe ata që kishin fushuar përreth Betulisë morën arratinë. Atëherë izraelitët që ishin ushtarë u sulën kundër tyre. 4Uziahu dërgoi njerëz në Betomashtaim, në Bebajë, në Kobë, në Kolë e në të gjitha trojet e Izraelit, për t'i njoftuar se ç'kishte ndodhur, që të gjithë t'u suleshin armiqve për t'i asgjësuar. 5Kur izraelitët e dëgjuan këtë, u sulën kundër tyre të gjithë njëherësh dhe i shpartalluan në Kobë. Erdhën edhe nga Jerusalemi e nga malësia, se i kishin njoftuar se ç'kishte ndodhur në fushimin armik. Njerëzit e Gileadit e të Galilesë i sulmuan nga krahët deri në Damask e në rrethinat e tij dhe u shkaktuan dëme të mëdha. 6Banorët e tjerë të Betulisë mësynë fushimin asirian, e plaçkitën dhe morën pasuri të mëdha. 7Izraelitët u kthyen nga gjakderdhja dhe morën në zotërim çfarë kishte mbetur. Edhe fshatrat dhe qytetet e malësisë e të fushës morën plaçkë të madhe, se pasuria kishte qenë shumë e begatë.
8Atëherë kryeprifti Joakim dhe pleqtë e izraelitëve, që banonin në Jerusalem, erdhën të shikonin të mirat që i kishte bërë Zoti Izraelit, të shihnin Juditën dhe t'i shprehnin urimet. 9Ajo u doli para dhe të gjithë e bekuan njëzëri e i thanë:
«Ti je madhështia e Jerusalemit,
ti je krenaria e madhe e Izraelit,
ti je mburrja e madhe e fisit tonë.
10Të gjitha këto i bëre me dorën tënde,
i bëre të mira të mëdha Izraelit
që i pëlqejnë Perëndisë.
Zoti i gjithëpushtetshëm të bekoftë në amshim!».
I gjithë populli u përgjigj: «Ashtu qoftë!».
11Mbarë populli e plaçkiti fushimin për tridhjetë ditë. Tendën e Olofernit, enët e argjendta, shtretërit, kupat e të gjitha orenditë e tij ia dhanë Juditës. Ajo i mori, i vuri mbi mushka, mbrehën kuajt në karroca dhe i ngarkuan. 12Të gjitha gratë e Izraelit u mblodhën për ta parë, e bekuan dhe disa ia morën valles për të. Ajo mori disa gjethe urthi dhe ua shpërndau grave që ishin me të. 13Ajo dhe gratë që e shoqëronin vunë kurora ulliri. Judita, doli para mbarë popullit e i priu valles së të gjitha grave. Edhe burrat e Izraelit i ndiqnin, duke tundur krahët, me kurora e me këngë në gojë.
14Atëherë Judita nisi këtë falënderim para mbarë Izraelit dhe populli mbarë këndoi me zë të lartë himnin që vijon.

Aktualisht i përzgjedhur:

Judita 15: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr