Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Hosea 2

2
1 # 2.1-2 të tjerë i rendisin si 1.10-11 «Por, numri i bijve të Izraelit do të bëhet si rëra e detit
që nuk matet e as numërohet.
Dhe në vendin ku u qe thënë: “Nuk jeni populli im!”,
do t'u thuhet: “Bij të Perëndisë së gjallë!”.
2Do të bashkohen bijtë e Judës me bijtë e Izraelit,
një prijës të vetëm do të vënë në krye
e do të blerojnë mbi dhe,
se e madhërishme do të jetë dita e Izrelit.
3Thuajuni vëllezërve: “Populli im!”#2.3 he. Ami
e motrave: “E mëshiruara!”.#2.3 he. Ruhamah
4Paditeni nënën tuaj,
paditeni se nuk është më gruaja ime
e unë nuk jam më burri i saj.
Të heqë prej fytyrës shenjat e lavires
e tradhtinë prej gjinjve të saj,
5përndryshe do ta zhvesh lakuriq,
do ta nxjerr në pah si ditën kur lindi,
do ta bëj si shkretëtirën,
porsi tokën e thatë,
do ta bëj të vdesë nga etja!
6Për bijtë e saj s'do të kem mëshirë,
se pjellë laviresh janë.
7Nëna e tyre u kurvërua,
e pacipë është ajo që i ngjizi,
se tha: “Do të shkoj pas dashnorëve të mi
që më japin bukë e ujë,
lesh e li, vaj e pije”.
8Ndaj, ja, shtegun do t'ia zë me ferra,
një ledh do t'i ngre përreth,
që udhën të mos e gjejë.
9Do të rendë pas dashnorëve,
por nuk do t'i kapë dot.
Do t'i kërkojë,
por nuk do t'i gjejë
e pastaj do të thotë:
“Po kthehem te burri im i parë,
se më e lumtur isha me të”.
10Ajo nuk e di se isha unë,
ai që i dha drithë, musht e vaj.
Unë ia shumova argjendin e arin,
me të cilët bënë Baalë.
11Ndaj, do ta marr mbrapsht drithin tim
në kohën e të korrave,
edhe verën time
në stinën e saj.
Do t'ia rrëmbej leshin e linë time,
me të cilën mbulon lakuriqësinë e vet.
12Ja, tani do t'ia zbuloj paturpësinë
para syve të dashnorëve të saj.
Askush s'do ta shpëtojë dot prej dorës sime!
13Do t'u jap fund tërë ngazëllimeve që ka:
festës, të shtunës, hënës së re
e çdo të kremteje që mban.
14Do t'ia shkatërroj hardhinë e fikun,
për të cilat thoshte: “Kjo është paga ime
që dashnorët më dhanë”.
Shkurre ato do t'i bëj,
egërsirat do t'i gllabërojnë.
15Do ta ndëshkoj për ditët kushtuar Baalëve,
gjatë të cilave u digjte temjan,
zbukurohej me unaza e stoli,
ndiqte pas dashnorët e saj
e mua më harronte,
kumton Zoti.
16Por, ja, unë do ta ngashënjej,
do ta çoj në shkretëtirë
e do t'i flas ëmbël.
17Prej andej vreshtat do t'ia jap
e luginën e Akorit si portë shprese.
Prej andej ajo do të më përgjigjet si në ditët e rinisë,
si në ditët kur doli prej tokës së Egjiptit.
18Atë ditë, kumton Zoti,
do të më thuash: “Burri im!”
dhe jo më: “Baali im!”.
19Do t'i fshij emrat e Baalëve prej buzëve të tua,
emrat e tyre nuk do t'i kujtosh më.
20Atë ditë për ta do të lidh një besëlidhje
me kafshët e fushës, me fluturakët e qiellit
e me zvarranikët e dheut.
Harkun, shpatën e luftën
do ta zhbij nga toka,
që të qetë të banojnë.
21Do të të bëj gruan time përherë,
do të të marr për grua
me drejtësi e të drejtë,
me mirësi e dhembshuri.
22Do të të marr për grua me besnikëri
e Zotin do ta njohësh.
23Atë ditë do të përgjigjem, kumton Zoti.
Do t'i përgjigjem qiellit,
e qielli tokës,
24toka drithit, mushtit e vajit,
e ata do t'i përgjigjen Izrelit.
25Do ta mbjell për vete në tokë.
Do të kem mëshirë për Loruhamën,
do t'i them Loamit: “Je populli im”
e ai do të thotë: “Perëndia im!”».

Aktualisht i përzgjedhur:

Hosea 2: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr