Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Hosea 14

14
Gjykimi dhe falja
1 # 14.1 të tjerë e rendisin si 13.16 «Samaria është fajtore,
se ngriti krye kundër Perëndisë së vet,
ndaj prej shpatës do të bien,
të vegjlit do t'u theren,
shtatzënave barku do t'u çahet.
2Kthehu, o Izrael,
te Zoti, Perëndia yt,
se për fajin tënd u pengove.
3Kthehu te Zoti,
bashkë me fjalët e tua.
Thuaji atij: “Fale tërë fajin,
të mirën pranoje
e ne do të kushtojmë
frytin e buzëve tona#14.3 ose: buzët tona si qetë.
4Asiria nuk do të na shpëtojë,
kuajve nuk do t'u grahim.
Nuk do t'i quajmë perëndi
veprat e duarve tona,
se në ty bonjaku gjen mëshirë”.
5Do ta shëroj pabesnikërinë e tyre,
do t'i dua me gjithë zemër,
se zemërimi kundër tyre m'u fashit.
6Vesë do të jem për Izraelin,
si zambaku ai do të lulëzojë,
rrënjët thellë do t'i hedhë
porsi pemët e Libanit.
7Filiza do të nxjerrë,
lavdia e tij do të jetë si ajo e ullirit
e do të kundërmojë si Libani.
8Nën hijen time
do të kthehen e do të banojnë,
do të rriten me drithë,
porsi vreshti do të begatojnë,
do të kujtohet emri i tij
porsi vera e Libanit.
9Efraim, ç'më lidh me idhujt?
Unë të përgjigjem e të vrojtoj,
unë jam porsi bredhi, gjithmonë i blertë,
prej meje rrjedh fryti yt.
10Kush është i urtë këto të kuptojë,
i dituri t'i mëtojë,
se udhët e Zotit janë të drejta,
të drejtë janë ata që ecin në to,
por ligjshkelësit në to pengohen».

Aktualisht i përzgjedhur:

Hosea 14: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr