Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Hosea 12

12
1 # 12.1 të tjerë e rendisin si 11.12 «Efraimi më rrethon me rrena,
me mashtrime, shtëpia e Izraelit,
por Juda endet me Perëndinë,
me të Shenjtin është besnik#12.1 ose: edhe Juda i sillet vërdallë Perëndisë e shenjtërive besnikërisht».
Faji i Izraelit
2«Efraimi kullot erën, ndjek tufanin,
tërë ditën shumon mashtrimin e dhunën.
Bën marrëveshje me Asirinë,
vajin në Egjipt e çon.
3E padit Zoti Judën,
Jakobin e ndëshkon për udhët e tij
e veprat do t'ia shpërblejë.
4Që në bark e kapi të vëllanë prej thembre,
me Perëndinë u ndesh kur u bë burrë.
5U rrok me engjëllin e fitoi,
vajtoi e mëshirë kërkoi.
Në Betel Perëndia e gjeti
e me të atje foli.
6 Zot, Perëndia i ushtrive,
Zot është emri i tij.
7Kthehu, pra, te Perëndia yt,
mbaje mirësinë e drejtësinë
e prit gjithmonë për Perëndinë tënd.
8Tregtar#12.8 ose: Kanaani me peshore që rren në dorë,
mashtrimin dëshiron.
9Por Efraimi thotë:
“U bëra pasanik,
pasuri gjeta për vete.
E në asnjë prej punëve të mia,
s'do të gjendet faj a mëkat”.
10Por unë, Zoti, jam Perëndia yt,
që në tokën e Egjiptit.
Do të të vendos sërish në tendë,
si në ditët e të kremtes.
11Unë u fola profetëve,
vegimet i shumova unë.
Me shëmbëlltyra fola përmes tyre.
12Sa për Gileadin, ai është fajtor,
ata janë krejt të pavlerë.
Në Gilgal flijojnë qe,
altarët e tyre janë si pirgje gurësh
nëpër hullitë e arës.
13Ia mbathi Jakobi për në tokën e Aramit,
Izraeli u bë shërbëtor për një grua,
për një grua u bë bari.
14Me anë të një profeti
Zoti e nxori Izraelin nga Egjipti,
me anë të një profeti edhe e ruajti.
15Efraimi nxori vrer,
ndaj gjakun e derdhur
Zoti i tij do t'ia kërkojë
e poshtërsinë do t'ia shpërblejë».

Aktualisht i përzgjedhur:

Hosea 12: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr