Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Hebrenjve 2

2
Shpëtimi i madh
1Prandaj duhet të tregojmë më shumë kujdes për gjërat që kemi dëgjuar, që të mos dalim nga udha. 2Nëse fjala që u tha nëpërmjet engjëjve, u vërtetua dhe çdo shkelje e mosbindje ndaj saj mori ndëshkimin e drejtë, 3si do të shpëtojmë po të lëmë pas dore një shpëtim kaq të madh? Këtë shpëtim në fillim e shpalli Zoti dhe më pas na e vërtetuan ata që e dëgjuan. 4Për të dëshmoi edhe vetë Perëndia me anë shenjash e mrekullish dhe me dhuratat e Shpirtit të shenjtë, të ndara sipas vullnetit të tij.
Prijësi drejt shpëtimit
5Perëndia nuk e vuri nën pushtetin e engjëjve botën e ardhshme për të cilën po flasim. 6Diku dëshmohet:
ç'është njeriu,
që të kujtohesh për të?
Ç'është biri i njeriut,
që të kujdesesh për të?
7 Për pak kohë
e bëre më të vogël se engjëjt
dhe e kurorëzove me lavdi
e me nder # 2.7 dorëshk. të tjera edhe: dhe e vure përmbi veprat e duarve të tua .
8 Gjithçka e nënshtrove nën këmbët e tij.
Kur i nënshtroi gjithçka, nuk la asgjë pa i nënshtruar. Por tani ne ende nuk e shohim që gjithçka i është nënshtruar atij. 9Jezuin, që për pak kohë u bë më i vogël se engjëjt, tani e shohim të kurorëzuar me lavdi e me nder për shkak të vdekjes së tij. Kështu, me hirin e Perëndisë, ai provoi vdekjen për të gjithë njerëzit.
10Perëndia, për të cilin dhe nëpërmjet të cilit u krijuan të gjitha gjërat, çoi shumë bij drejt lavdisë. Ai, pra, duhej ta bënte të përsosur kreun e shpëtimit të tyre nëpërmjet vuajtjeve. 11Meqenëse ai që shenjtëron dhe ata që shenjtërohen janë nga i njëjti Atë, Jezuit nuk i vjen turp t'i quajë vëllezër 12kur thotë:
emrin tënd
do t'ua tregoj vëllezërve të mi
e do të thur himne për ty
në mes të kishës.
13Thotë edhe:
unë do të kem besim tek ai,
si dhe:
ja unë dhe bijtë që më dha Perëndia.
14Meqenëse bijtë janë njerëz prej gjaku e mishi, atëherë Jezui mori të njëjtin trup njerëzor si ata, që nëpërmjet vdekjes të shkatërronte atë që kishte pushtetin e vdekjes, domethënë djallin, 15dhe të çlironte të gjithë ata që, nga frika e vdekjes, i ishin nënshtruar për gjithë jetën skllavërisë.
16Duket qartë se ai nuk u vjen në ndihmë engjëjve, por pasardhësve të Abrahamit. 17Prandaj, ai duhej t'u ngjante në çdo gjë vëllezërve, që të bëhej i mëshirshëm dhe kryeprift besnik në shërbim të Perëndisë dhe kështu të shlyente mëkatet e popullit. 18Meqenëse edhe ai vetë vuajti e u tundua, mund të ndihmojë edhe ata që tundohen.

Aktualisht i përzgjedhur:

Hebrenjve 2: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr