I jeni afruar Jezuit, ndërmjetësit të besëlidhjes së re dhe gjakut të tij të spërkatjes që flet më mirë së gjaku i Abelit. Kini kujdes se mos nuk i vini vesh atij që ju flet! Sepse nëse nuk i shpëtuan ndëshkimit ata që nuk e dëgjuan atë që u fliste mbi tokë, shumë më tepër nuk do t'i shpëtojmë ne, nëse mohojmë atë që na flet nga qielli. Zëri i tij atëherë e tronditi tokën, ndërsa tani premton: edhe një herë do ta trondis nga themelet , jo vetëm tokën, por edhe qiellin. Fjala «edhe një herë» tregon se gjërat e krijuara do të tronditen e do të zhvendosen, në mënyrë që të mbeten gjërat që nuk mund të tronditen. Le të jemi mirënjohës, meqenëse kemi një mbretëri që nuk mund të tronditet. Le të jemi mirënjohës e le ta adhurojmë Perëndinë në mënyrë të pëlqyeshme me nderim e me druajtje, se Perëndia ynë është zjarr që përpin.
Lexo Hebrenjve 12
Dëgjoj Hebrenjve 12
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Hebrenjve 12:24-29
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video