Hebrenjve 12:24-29
Hebrenjve 12:24-29 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
I jeni afruar Jezuit, ndërmjetësit të besëlidhjes së re dhe gjakut të tij të spërkatjes që flet më mirë së gjaku i Abelit. Kini kujdes se mos nuk i vini vesh atij që ju flet! Sepse nëse nuk i shpëtuan ndëshkimit ata që nuk e dëgjuan atë që u fliste mbi tokë, shumë më tepër nuk do t'i shpëtojmë ne, nëse mohojmë atë që na flet nga qielli. Zëri i tij atëherë e tronditi tokën, ndërsa tani premton: edhe një herë do ta trondis nga themelet , jo vetëm tokën, por edhe qiellin. Fjala «edhe një herë» tregon se gjërat e krijuara do të tronditen e do të zhvendosen, në mënyrë që të mbeten gjërat që nuk mund të tronditen. Le të jemi mirënjohës, meqenëse kemi një mbretëri që nuk mund të tronditet. Le të jemi mirënjohës e le ta adhurojmë Perëndinë në mënyrë të pëlqyeshme me nderim e me druajtje, se Perëndia ynë është zjarr që përpin.
Hebrenjve 12:24-29 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
dhe Jezusit, Ndërmjetësit të Besëlidhjes së re, dhe gjakut të spërkatjes, që flet më mirë se ai i Abelit. Shikoni se mos refuzoni atë që flet, sepse në qoftë se nuk shpëtuan ata që refuzuan të dëgjojnë atë që fliste si orakull mbi dhe, aq më pak do të shpëtojmë ne, po të mos refuzojmë të dëgjojmë atë që flet prej qiellit, zëri i të cilit e drodhi atëherë dheun, por tashti bëri këtë premtim, duke thënë: ''Unë edhe një herë do të tund jo vetëm dheun, por edhe qiellin''. Dhe kjo fjalë "edhe një herë" tregon ndryshueshmërinë e gjërave, që tunden, si të bëra me dorë, që të mbeten ato që nuk tunden. Prandaj, duke marrë mbretërinë të patundur, le ta ruajmë këtë hir me anë të të cilit i shërbejmë Perëndisë në një mënyrë të pëlqyeshme, me nderim e me frikë, sepse Perëndia ynë është një zjarr që konsumon.