Në ditën e njëzet e një të muajit të shtatë fjala e ZOTIT erdhi me anë të profetit Haga: «Fol me Zorobabelin, birin e Shealtielit, qeveritarin e Judës, me kryepriftin Jozueh, birin e Jehocadakut e me tepricën e popullit: “Kush prej jush e ka parë lavdinë e mëparshme të kësaj shtëpie? A e shihni në ç'gjendje është tani? A s'ju duket sikurse të mos ishte fare? Por tani merr zemër, o Zorobabel, kumton ZOTI; merr zemër, o kryeprift Jozueh, biri i Jehocadakut; merr zemër, o tërë populli i tokës, kumton ZOTI, dhe vijuni punës, sepse unë jam me ju, kumton ZOTI i ushtrive, siç ju premtova kur dolët nga Egjipti. Shpirti im është mes jush, mos kini frikë! Kështu thotë ZOTI i ushtrive: pas pak do ta trondis edhe një herë qiellin e tokën, detin e dheun e thatë. Do t'i trondis mbarë kombet dhe mbarë visaret e tyre do të mbërrijnë këtu. Do ta mbush këtë shtëpi me lavdi, thotë ZOTI i ushtrive. Mua më përket argjendi e ari, kumton ZOTI i ushtrive. Lavdia e kësaj shtëpie do të jetë edhe më e lavdishme se ajo e së mëparshmes, thotë ZOTI i ushtrive. Në këtë vend do të vendos paqe, kumton ZOTI i ushtrive”».
Lexo Hagai 2
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Hagai 2:1-9
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video