Jakobi i tha të atit: «Jam unë, Esau, i parëlinduri yt. Bëra siç më the. Ngrihu, pra, e ha nga gjahu im, që të më bekosh». Isaku i tha të birit: «Sa shpejt e kape biri im?!». Ai iu përgjigj: «ZOTI, Perëndia yt, ma nxori përpara». Isaku i tha Jakobit: «Afrohu biri im, që të të prek e ta di nëse je biri im Esau, apo jo». Jakobi iu afrua Isakut, të atit. Ai e preku e tha: «Zëri është i Jakobit, ndërsa duart janë të Esaut». Ai nuk e njohu, sepse duart e tij ishin leshtore si duart e Esaut, të vëllait. Atëherë ai e bekoi. Isaku i tha: «A je ti biri im Esau?». Ai u përgjigj: «Po». Atëherë ai tha: «Ma afro gjellën që të ha nga gjahu i birit tim e të të bekoj». Jakobi i dha për të ngrënë e i solli verë për të pirë. Pastaj Isaku, i ati, i tha: «Afrohu e më puth, biri im». Ai u afrua dhe e puthi. Isaku u mori erë rrobave të tij dhe e bekoi e tha: «Ja, era e tim biri, si era e fushës që ZOTI bekoi. Perëndia të dhëntë vesën e qiellit e pjellorinë e tokës, begati drithi e vere. Popuj të shërbefshin e kombe u përkulshin para teje. Bëhu zot i vëllezërve të tu e para teje u përkulshin bijtë e nënës sate. Mallkuar qoftë kushdo që të mallkon e kushdo që të bekon qoftë i bekuar».
Lexo Zanafilla 27
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zanafilla 27:19-29
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video