Atëherë ai shkoi, i mori e ia solli të ëmës. Ajo e përgatiti gjellën ashtu siç e donte i ati. Pastaj Rebeka mori rrobat më të mira të Esaut, birit të saj të madh, që i kishte në shtëpi, e ia veshi Jakobit, birit të saj të vogël. Duart dhe pjesën e lëmuar të qafës ia mbuloi me lëkurën e kecave. Pastaj ia dha në dorë Jakobit, të birit, gjellën e bukën që kishte përgatitur. Ky shkoi tek i ati e i tha: «O ati im». Ai iu përgjigj: «Ja ku jam. Kush je ti, biri im?». Jakobi i tha të atit: «Jam unë, Esau, i parëlinduri yt. Bëra siç më the. Ngrihu, pra, e ha nga gjahu im, që të më bekosh». Isaku i tha të birit: «Sa shpejt e kape biri im?!». Ai iu përgjigj: «ZOTI, Perëndia yt, ma nxori përpara».
Lexo Zanafilla 27
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zanafilla 27:14-20
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video