Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Zanafilla 10

10
Pasardhësit e Noeut
1Këta janë pasardhësit e bijve të Noeut: Semi, Kami e Jafeti. Këtyre u lindën fëmijë pas përmbytjes.
2Bijtë e Jafetit ishin Gomeri, Magogu, Madai, Javani, Tubali, Mesheku e Tirasi. 3Bijtë e Gomerit ishin Ashkenazi, Rifati e Togarmahu. 4Bijtë e Javanit ishin Elishahu, Tarshishi, Kitimi e Dodanimi. 5Prej tyre dolën popujt bregdetarë e u vendosën nëpër vendet e tyre, secili sipas gjuhës së vet, sipas familjeve e kombeve të tyre.
6Bijtë e Kamit ishin Kushi, Micraimi, Puti e Kanaani. 7Bijtë e Kushit ishin Sebai, Havilahu, Sabtai, Ramai e Sabtekai. Bijtë e Ramait ishin Shebai e Dedani. 8Kushit i lindi Nimrodi. Ai u bë kreshniku i parë në tokë. 9Ai ishte gjahtar i fuqishëm para Zotit, prandaj edhe thuhet: «Si Nimrodi, gjahtar i fuqishëm para Zotit». 10Mbretëria e tij filloi në Babel, Erek, Akad e Kalneh në tokën e Shinarit. 11Prej andej doli në Asiri#10.11 ose: doli Asiria dhe ndërtoi Ninivën, Rehobotirin, Kalahun 12e Resenin që është mes Ninivës e Kalahut. Reseni është qyteti i madh. 13Micraimit i lindën luditët, anamitët, lehabitët, naftuhitët, 14patrusitët e kasluhitët. Prej tyre dolën filistinët e kaftoritët. 15Kanaanit i lindën Sidoni, i parëlinduri, Heti, 16jebusitët, amoritët, girgashitët, 17hivitët, arkitët, sinitët, 18arvaditët, cemaritët e hamatitët. Më pas familjet e kananitëve u shpërndanë. 19Kufiri i Kanaanit shkonte nga Sidoni drejt Gerarit deri në Gazë, në drejtim të Sodomës, Gomorrës, Admës e Ceboimit deri në Lasha. 20Këta janë bijtë e Kamit sipas familjeve e gjuhëve të tyre, në vendet e kombet e tyre.
21Edhe Semit i lindën bij. Ai është ati i gjithë bijve të Eberit dhe vëllai i madh i Jafetit. 22Bijtë e Semit ishin Elami, Ashuri, Arpahshadi, Ludi e Arami. 23Bijtë e Aramit ishin Uci, Huli, Geteri e Mashi. 24Arpahshadit i lindi Shelahu. Shelahut i lindi Eberi. 25Eberit i lindën dy bij. Njëri quhej Peleg, se në kohën e tij u nda toka. Vëllai i tij quhej Joktan. 26Joktanit i lindi Almodadi, Shelefi, Hacarmaveti, Jerahu, 27Hadorami, Uzali, Diklahu, 28Obali, Abimaeli, Shebai, 29Ofiri, Havilahu e Jobabi. Të gjithë këta ishin bijtë e Joktanit. 30Vendbanimi i tyre shtrihej prej Meshait deri në Sefar, një mal në lindje. 31Këta ishin bijtë e Semit sipas familjeve e gjuhëve të tyre, në vendet e kombet e tyre.
32Këto janë familjet e bijve të Noeut sipas breznive e kombeve të tyre. Pas përmbytjes, kombet u përhapën mbi tokë prej tyre.

Aktualisht i përzgjedhur:

Zanafilla 10: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë