Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ezekieli 9

9
Vrasja e idhujtarëve
1Pastaj më bërtiti në veshë me zë të lartë e më tha: «U afruan ndëshkuesit e qytetit, secilin me armën e ndëshkimit në dorë». 2Dhe, ja, gjashtë burra erdhën nga drejtimi i portës së epërme, me pamje nga veriu, secili me armën e ndëshkimit në dorë. Mes tyre ishte edhe një burrë veshur me li, me një trastë shkruesi në ijë. Ata erdhën e u ndalën bri altarit prej bronzi. 3Lavdia e Perëndisë së Izraelit ishte ngritur nga kerubi mbi të cilin prehej, drejt pragut të tempullit. Ai thirri njeriun e veshur me li, që kishte trastën e shkruesit në ijë. 4Zoti i tha: «Kalo përmes qytetit, përmes Jerusalemit, dhe vëru një Tau në ballë burrave që psherëtijnë e rënkojnë për shkak të të gjitha pështirësive që ndodhin mes tyre». 5Të tjerëve u tha, ndërsa unë po dëgjoja: «Kaloni nëpër qytet, ndiqeni e qëllojeni! Mos të ketë mëshirë syri juaj e mos kini dhembshuri! 6Vritni pleq, të rinj, vajza, foshnja e gra, por mos prekni askënd që mbart Taun! Filloni nga shenjtërorja ime!». Ata filluan nga pleqtë që ishin para tempullit. 7Pastaj u tha: «Përdhoseni edhe tempullin e mbushni tremet me të therurit. Tani dilni!». Ata dolën dhe e goditën qytetin. 8Ndërsa po e godisnin qytetin, unë mbeta vetëm. Atëherë rashë me fytyrë përdhe e thashë: «Ah, Zoti im, o Zot, a do ta shkatërrosh ti vetë tërë tepricën e Izraelit, duke zbrazur zemërimin tënd mbi Jerusalemin?». 9Ai më tha: «Ligësia e Izraelit dhe e Judës është tepër e rëndë. Toka është ngopur me gjak e qyteti është mbushur me shthurje. Se ata thonë: “Zoti e ka braktisur vendin, Zoti nuk shikon”. 10Atëherë as unë, as syri im nuk do të kenë mëshirë e nuk do të kem dhembshuri. Do t'u bien mbi kokë veprat e tyre». 11Dhe, ja, njeriu i veshur me li, me trastën e shkruesit në ijë, u kthye për të treguar e tha: «Veprova sipas të gjitha urdhrave që më dhe».

Aktualisht i përzgjedhur:

Ezekieli 9: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr