Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ezekieli 35

35
Kundër maleve të Seirit
1Fjala e Zotit m'u drejtua e më tha: 2«Bir i njeriut, sillu me fytyrë kundër malit të Seirit dhe profetizo kundër tij. 3Thuaji se kështu thotë Zoti im, Zoti: ja, unë jam kundër teje, o mali Seir. Do ta ngre dorën kundër teje dhe do të të kthej në shkretim e djerrinë. 4Do t'i rrënoj qytetet e tua dhe ti do të bëhesh shkretim. Atëherë do ta marrësh vesh se unë jam Zoti. 5Meqë ti mbajte armiqësi të përhershme dhe ia dorëzove popullin e Izraelit pushtetit të shpatës në kohën e fatkeqësisë së tyre, kur fajësia e tyre kishte prekur fundin, 6për këtë, pasha jetën time, kumton Zoti im, Zoti, do të të ndëshkoj me gjak dhe gjaku do të të ndjekë. Meqë nuk u ngope me gjak, gjaku do të të ndjekë. 7Do ta kthej malin Seir në shkretim e në djerrinë e do t'i zhduk prej tij ata që shkojnë e vijnë. 8Do t'i mbush malet e tyre me të therur. Të therurit nga shpata do të bien nëpër malet e tua, nëpër luginat e nëpër shpatet e tua. 9Do të të kthej në shkretim të përhershëm dhe qytetet e tua do të mbeten pa banorë. Atëherë do ta merrni vesh se unë jam Zoti.
10Meqë ti the: “Këto dy kombe e këto dy vende do të jenë të miat e do t'i marrim për pronë”, edhe pse atje është Zoti, 11për këtë, pasha jetën time, kumton Zoti im, Zoti, do të veproj siç i takon zemërimit e smirës që patët për shkak të urrejtjes kundër tyre. Ata do të më njohin mua pasi të të kem gjykuar ty. 12Edhe ti do ta marrësh vesh se unë jam Zoti. I kam dëgjuar të gjitha sharjet që ke shprehur kundër maleve të Izraelit, duke thënë: janë shkretuar krejt, na i kanë dhënë për ushqim. 13U krekosët kundër meje me gojën tuaj dhe i shumuat fjalët kundër meje. Unë i dëgjova. 14Kështu thotë Zoti im, Zoti: siç ngazëllen mbarë dheu, ashtu do të të shkretoj ty. 15Siç ngazëlleve ti për trashëgiminë e shtëpisë së Izraelit, pse u shkretua, ashtu do të veproj me ty. Ti do të shkretohesh, o mali Seir. Edhe mbarë Edomi. I tëri! E do ta marrin vesh se unë jam Zoti».

Aktualisht i përzgjedhur:

Ezekieli 35: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë