Pastaj më tha: «Bir njeriu, ha çfarë të gjesh, haje këtë rrotull dhe shko e foli shtëpisë së Izraelit». Atëherë hapa gojën e ai më dha të haja atë rrotull. Pastaj më tha: «Bir njeriu, ushqeje barkun me këtë rrotull që unë po të jap e mbushi zorrët». Unë e hëngra dhe në gojë m'u bë e ëmbël porsi mjalti. Pastaj më tha: «Bir njeriu, shko te shtëpia e Izraelit e folu me fjalët e mia, se nuk u dërgove te një popull fjalëhollë e gjuhërëndë, por te shtëpia e Izraelit e jo te popujt e shumtë fjalëhollë e gjuhërëndë, fjalët e të cilëve nuk mund t'i kuptosh. Po të të kisha dërguar tek ata, do të të kishin dëgjuar, por shtëpia e Izraelit nuk dëshiron të të dëgjojë, se ata nuk dëshirojnë të më dëgjojnë mua, sepse mbarë shtëpia e Izraelit e ka ballin të ashpër e zemrën të ngurtë. Ja, unë po ta bëj fytyrën të ashpër, si fytyrat e tyre, dhe ballin të ashpër, si ballin e tyre. Si diamantin, më të fortë se strallin e bëra ballin tënd. Mos ki frikë prej tyre e mos u tremb prej tyre, se janë fis kryeneç».
Lexo Ezekieli 3
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Ezekieli 3:1-9
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video