Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Dalja 7

7
Moisiu e Aroni para faraonit
1 Zoti i tha Moisiut: «Shiko, të kam vënë si perëndi para faraonit, ndërsa Aroni, yt vëlla, do të jetë profeti yt. 2Thuaji Aronit, vëllait tënd, gjithçka që do të të urdhëroj. Ai të flasë me faraonin, që t'i lërë izraelitët të shkojnë nga toka e Egjiptit. 3Por unë do ta ngurtësoj zemrën e faraonit, që të shumoj shenjat dhe mrekullitë e mia në tokën e Egjiptit. 4Ai nuk do t'ju dëgjojë. Atëherë unë do të ngre dorë kundër Egjiptit, do ta gjykoj rëndë e do t'i nxjerr izraelitët, popullin e ushtrinë time, nga toka e Egjiptit. 5Kur të ngre dorë kundër Egjiptit, për të nxjerrë izraelitët nga mesi i tyre, egjiptianët do ta dinë se unë jam Zoti». 6Moisiu e Aroni bënë ashtu siç i kishte urdhëruar Zoti.
7Moisiu ishte tetëdhjetë vjeç, ndërsa Aroni ishte tetëdhjetë e tre vjeç kur folën me faraonin. 8Zoti i tha Moisiut e Aronit: 9«Nëse faraoni ju kërkon ndonjë shenjë, thuaji Aronit ta marrë shkopin e ta hedhë para faraonit dhe shkopi do të kthehet në gjarpër». 10Moisiu e Aroni shkuan te faraoni dhe bënë siç i kishte urdhëruar Zoti. Aroni e hodhi shkopin para faraonit e para shërbëtorëve të tij dhe shkopi u kthye në gjarpër. 11Atëherë faraoni thirri dijetarët dhe yshtësit. Të njëjtën gjë bënë edhe magjistarët e Egjiptit me shortitë e tyre. 12Secili hodhi shkopin e vet dhe ata u kthyen në gjarpërinj, por shkopi i Aronit i përpiu shkopinjtë e magjistarëve. 13Megjithatë, faraoni u tregua kokëfortë dhe nuk i dëgjoi, siç kishte thënë Zoti.
Ndëshkimi i parë
14Atëherë Zoti i tha Moisiut: «Faraoni është kokëfortë dhe nuk do ta lërë popullin të ikë. 15Shko në mëngjes te faraoni. Kur ai të dalë nga uji, dili përpara buzë lumit Nil, merr me vete shkopin që u shndërrua në gjarpër 16dhe thuaji: “Zoti, Perëndia i hebrenjve, më dërgoi te ti që të të them: lëre popullin tim të shkojë në shkretëtirë, që të më shërbejë. Por ti, deri tani, nuk ke dëgjuar. 17Kështu thotë Zoti: me këtë do ta dish se unë jam Zoti. Ja, unë do ta godas ujin e lumit me shkopin që kam në dorë dhe uji do të shndërrohet në gjak. 18Peshqit në lumë do të ngordhin, lumi do të qelbet dhe egjiptianëve do t'u vijë ndot të pinë ujë nga lumi”». 19Zoti i tha Moisiut: «Thuaji Aronit të marrë shkopin dhe të shtrijë dorën mbi ujërat e Egjiptit, mbi lumenj e mbi përrenj, mbi këneta e mbi liqene, që të kthehen në gjak. Mbarë toka e Egjiptit do të bëhet gjak, deri edhe uji në enët e drurit e të gurit».
20Moisiu e Aroni bënë siç i kishte urdhëruar Zoti. Ai ngriti shkopin dhe goditi ujin e lumit para faraonit e shërbëtorëve të tij. Atëherë i tërë lumi u shndërrua në gjak. 21Peshqit e lumit ngordhën, lumi u qelb dhe egjiptianët nuk mund të pinin më nga lumi. Mbarë toka e Egjiptit u bë gjak. 22Po kështu bënë edhe magjistarët e Egjiptit me shortitë e tyre. Faraoni u tregua kokëfortë e nuk i dëgjoi, siç kishte thënë Zoti. 23Faraoni u kthye e shkoi në shtëpinë e tij dhe nuk e vrau mendjen as për këtë. 24Tërë Egjipti hapi puse rreth e rrotull lumit, që të kishin ujë për të pirë, se uji i lumit nuk pihej.
Ndëshkimi i dytë
25Si kaluan shtatë ditë që kur goditi lumin, 26#7.26-29 të tjerë i rendisin si 8.1-4 Zoti i tha Moisiut: «Shko te faraoni e thuaji: “Kështu thotë Zoti: lëre popullin tim të shkojë, që të më shërbejë! 27Nëse nuk e lë të shkojë, unë do ta ndëshkoj tërë vendin tënd me bretkosa. 28Nili do të gëlojë me bretkosa që do të dalin e do të hyjnë në shtëpinë tënde, në dhomën e gjumit, në shtrat, në furra e magje, në shtëpitë e shërbëtorëve të tu e të popullit tënd. 29Bretkosat do t'ju mbulojnë, ty, popullin tënd dhe tërë shërbëtorët e tu”».

Aktualisht i përzgjedhur:

Dalja 7: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr