Pastaj Moisiu zbriti nga mali i Sinait duke mbajtur ne dorë dy rrasat e dëshmisë. Por ai nuk e dinte që i ndrinte fytyra ngaqë kishte folur me Zotin. Kur Aroni dhe izraelitët panë sesi i ndrinte fytyra Moisiut, patën frikë t'i afroheshin. Por Moisiu i thirri. Atëherë Aroni me tërë krerët e bashkësisë u kthyen dhe ai foli me ta. Pas kësaj u afruan tërë izraelitët dhe Moisiu u urdhëroi gjithçka që ZOTI i kishte thënë në malin e Sinait. Si mbaroi së foluri me ta, Moisiu mbuloi fytyrën me vel. Kështu, sa herë që shkonte para ZOTIT për të folur, Moisiu e hiqte velin derisa largohej. Pastaj, kur dilte dhe u tregonte izraelitëve urdhërimet e Zotit, izraelitët e shikonin sesi i ndrinte fytyra. Atëherë Moisiu e vinte sërish velin dhe e mbante derisa shkonte për të folur përsëri me Zotin.
Lexo Dalja 34
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Dalja 34:29-35
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video