Në muajin e tretë pas daljes nga toka e Egjiptit, po në ato ditë, izraelitët mbërritën në shkretëtirën e Sinait. Si u nisën nga Refidimi, arritën në shkretëtirën e Sinait dhe atje izraelitët fushuan përballë malit. Moisiu u ngjit lart te Perëndia dhe ZOTI i thirri nga mali e i tha: «Kështu thuaji shtëpisë së Jakobit dhe kështu tregoju bijve të Izraelit: “Ju vetë e patë si veprova me Egjiptin, si ju mbajta mbi krahë shqiponjash e ju solla tek unë. Tani pra, nëse ma dëgjoni me të vërtetë fjalën dhe mbani besëlidhjen time, atëherë, ndër gjithë popujt, ju do të jeni për mua thesar i çmuar, sepse mbarë toka është e imja. Ju do të jeni për mua një mbretëri priftërore dhe një komb i shenjtë”. Këto fjalë thuaju bijve të Izraelit».
Lexo Dalja 19
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Dalja 19:1-6
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video