Eksodi 19:1-6
Eksodi 19:1-6 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Në muajin e tretë pas daljes nga toka e Egjiptit, po në ato ditë, izraelitët mbërritën në shkretëtirën e Sinait. Si u nisën nga Refidimi, arritën në shkretëtirën e Sinait dhe atje izraelitët fushuan përballë malit. Moisiu u ngjit lart te Perëndia dhe ZOTI i thirri nga mali e i tha: «Kështu thuaji shtëpisë së Jakobit dhe kështu tregoju bijve të Izraelit: “Ju vetë e patë si veprova me Egjiptin, si ju mbajta mbi krahë shqiponjash e ju solla tek unë. Tani pra, nëse ma dëgjoni me të vërtetë fjalën dhe mbani besëlidhjen time, atëherë, ndër gjithë popujt, ju do të jeni për mua thesar i çmuar, sepse mbarë toka është e imja. Ju do të jeni për mua një mbretëri priftërore dhe një komb i shenjtë”. Këto fjalë thuaju bijve të Izraelit».
Eksodi 19:1-6 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ditën e parë të muajit të tretë nga dalja prej vendit të Egjiptit, po atë ditë, bijtë e Izraelit arritën në shkretëtirën e Sinait. Të nisur nga Refidimi, ata arritën në shkretëtirën e Sinait dhe fushuan aty; Izraeli e ngriti kampin e tij përballë malit. Pastaj Moisiu u ngjit drejt Perëndisë; dhe Zoti i thirri nga mali, duke i thënë: "Kështu do t'i thuash shtëpisë së Jakobit dhe këtë do t'u njoftosh bijve të Izraelit: "Ju e patë atë që u bëra egjiptasve, dhe si ju solla mbi krahë shqiponje pranë meje. Prandaj, në qoftë se do ta dëgjoni me vëmendje zërin tim dhe zbatoni besëlidhjen time, do të jeni thesari im i veçantë ndërmjet tërë popujve, sepse gjithë toka është imja. Dhe do të jeni për mua një mbretëri priftërinjsh dhe një komb i shenjtë. Këto janë fjalët që do t'u thuash bijve të Izraelit"".