Dalja 1
1
Bijtë e Izraelit në Egjipt
1Këta janë emrat e bijve të Izraelit që erdhën me Jakobin në Egjipt bashkë me familjet e tyre: 2Rubeni, Simeoni, Levi, Juda, 3Isahari, Zabuloni, Benjamini, 4Dani, Neftaliu, Gadi e Asheri. 5Të gjithë pasardhësit e Jakobit ishin shtatëdhjetë veta. Jozefi ndodhej tashmë në Egjipt. 6Jozefi, gjithë vëllezërit e tij dhe mbarë ajo brezni vdiqën. 7Bijtë e Izraelit u shtuan, u rritën, u shumuan e u forcuan tej mase. Kështu, vendi u mbush me ta.
Shtypja e Izraelit
8Atëkohë në Egjipt doli një mbret i ri që nuk e njihte Jozefin. 9Ai i tha popullit të tij: «Ja, populli i Izraelit është më i madh e më i fuqishëm se ne! 10Ejani, të tregohemi të zgjuar me ta, përndryshe do të shtohen dhe, në rast lufte, do të bashkohen me armiqtë tanë. Do të na luftojnë e do të largohen nga ky vend». 11Kështu, caktuan mbikëqyrës skllevërish që t'i shtypnin me punë të detyruar. Bijtë e Izraelit ndërtuan për faraonin qytetet-depo të Pitomit e të Ramsesit. 12Por, sa më shumë që i shtypnin, aq më shumë shtoheshin e përhapeshin. Egjiptianët filluan t'i kishin frikë bijtë e Izraelit. 13Egjiptianët i munduan si skllevër bijtë e Izraelit. 14Ua nxinë jetën me punë të rënda duke i detyruar të bënin llaç e tulla dhe çdo lloj pune në fushë. Ua morën shpirtin në të gjitha punët që bënin.
15Mbreti i Egjiptit foli edhe me mamitë e hebrenjve. Njëra prej tyre quhej Sifra, ndërsa tjetra Pua. 16Ai u tha: «Kur të ndihmoni gratë hebreje gjatë lindjes, nëse shihni se foshnja është djalë, vriteni, por nëse është vajzë, lëreni të rrojë». 17Mamitë i druheshin Perëndisë dhe nuk bënë siç u tha mbreti i Egjiptit. Ato i lanë gjallë foshnjat meshkuj. 18Atëherë mbreti i Egjiptit i thirri mamitë e u tha: «Përse po i mbani gjallë djemtë?». 19Ato i thanë faraonit: «Gratë hebreje nuk janë si egjiptianet. Janë të forta dhe lindin para se t'iu vijë mamia». 20Perëndia u tregua i mirë me mamitë dhe populli u shtua e u bë shumë i fortë. 21Meqë mamitë i druheshin Perëndisë, ai u dha trashëgimtarë. 22Atëherë faraoni e urdhëroi tërë popullin e tij: «Hidhni në Nil çdo djalë që lind, ndërsa vajzat lërini gjallë!».
Aktualisht i përzgjedhur:
Dalja 1: AL1
Thekso
Ndaje
Copy
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020