«Kur ZOTI, Perëndia yt, të të sjellë në tokën që po hyn për ta pushtuar, do të dëbojë shumë kombe para teje; shtatë kombe më të mëdhenj e më të fortë se ti: hititët, girgashitët, amoritët, kananitët, perizitët, hivitët e jebusitët. ZOTI, Perëndia yt, do të t'i dorëzojë e ti do t'u biesh e do t'i shkatërrosh plotësisht. Mos lidh besëlidhje me ta e mos u trego i mëshirshëm. Mos bëj krushqi me ta. Mos u jep vajzë, as mos u merr vajzë për djalin tënd, se ato do t'i largojnë djemtë tuaj prej meje dhe këta do t'u shërbejnë perëndive të tjerë. Atëherë zemërimi i ZOTIT do të ndizet kundër jush e do t'ju shkatërrojë menjëherë. Por ti, vepro kështu me ta: rrënoji altarët e tyre, shkatërroji përmendoret e tyre të shenjta, copëtoji shtyllat e Asherave të tyre e digji në zjarr shëmbëlltyrat e tyre. Ti je një popull i shenjtë për ZOTIN, Perëndinë tënd. Ndër gjithë popujt e faqes së dheut, ZOTI, Perëndia yt, të zgjodhi ty, që të jesh populli i tij i çmuar.
Lexo Ligji i përtërirë 7
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Ligji i përtërirë 7:1-6
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video