Ligji i Përtërirë 7:1-6
Ligji i Përtërirë 7:1-6 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
«Kur ZOTI, Perëndia yt, të të sjellë në tokën që po hyn për ta pushtuar, do të dëbojë shumë kombe para teje; shtatë kombe më të mëdhenj e më të fortë se ti: hititët, girgashitët, amoritët, kananitët, perizitët, hivitët e jebusitët. ZOTI, Perëndia yt, do të t'i dorëzojë e ti do t'u biesh e do t'i shkatërrosh plotësisht. Mos lidh besëlidhje me ta e mos u trego i mëshirshëm. Mos bëj krushqi me ta. Mos u jep vajzë, as mos u merr vajzë për djalin tënd, se ato do t'i largojnë djemtë tuaj prej meje dhe këta do t'u shërbejnë perëndive të tjerë. Atëherë zemërimi i ZOTIT do të ndizet kundër jush e do t'ju shkatërrojë menjëherë. Por ti, vepro kështu me ta: rrënoji altarët e tyre, shkatërroji përmendoret e tyre të shenjta, copëtoji shtyllat e Asherave të tyre e digji në zjarr shëmbëlltyrat e tyre. Ti je një popull i shenjtë për ZOTIN, Perëndinë tënd. Ndër gjithë popujt e faqes së dheut, ZOTI, Perëndia yt, të zgjodhi ty, që të jesh populli i tij i çmuar.

Ligji i Përtërirë 7:1-6 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
"Kur Zoti, Perëndia yt, do të të fusë në vendin ku ti po hyn për ta zotëruar atë, dhe kur të ketë dëbuar para teje shumë kombe: hitenjtë, girgasenjtë, amorenjtë, kanaanenjtë, perezenjtë, hivenjtë dhe jebusenjtë, dhe kur Zoti, Perëndia yt, t'i ketë lënë në pushtetin tënd, ti do t'i mundësh dhe do të vendosësh shfarosjen e tyre, nuk do të bësh asnjë aleancë me ta dhe nuk do të tregosh asnjë mëshirë ndaj tyre. Nuk do të lidhësh martesë me ta. Nuk do t'u japësh bijat e tua bijve të tyre dhe nuk do të marrësh bijat e tyre për bijtë e tu, sepse do t'i largonin bijtë e tu nga unë për t'u shërbyer perëndive të tjera, dhe zemërimi i Zotit do të ndizej kundër jush dhe do t'ju shkatërronte menjëherë. Por me ta do të silleni kështu: do të shkatërroni altarët e tyre, do të copëtoni kolonat e tyre të shenjta, do të rrëzoni Ashërimet e tyre dhe do t'u vini flakën shëmbëlltyrave të tyre të gdhendura. Me qenë se ti je një popull që je shenjtëruar tek Zoti, Perëndia yt; Zoti, Perëndia yt, të ka zgjedhur për të qenë thesari i tij i veçantë midis tërë popujve që ndodhen mbi faqen e dheut.