«Nëse vërtet e dëgjon zërin e ZOTIT, Perëndisë tënd, dhe i mban e i zbaton të gjitha urdhërimet e tij, që unë po të urdhëroj sot, ZOTI, Perëndia yt, do të të lartësojë mbi çdo komb në tokë. Nëse e dëgjon zërin e ZOTIT, Perëndisë tënd, do të të mbulojnë e do të të përcjellin të gjitha këto bekime: i bekuar do të jesh në qytet e i bekuar në fushë. I bekuar do të jetë fryti i barkut tënd, i dheut e i kafshëve të tua, pjella e qeve dhe të vegjlit e dhenve. E bekuar do të jetë shporta dhe magjja jote. I bekuar do të jesh kur të mbërrish e i bekuar kur të nisesh. ZOTI do t'i mundë armiqtë që ngrihen kundër teje. Nga një rrugë e vetme do të vijnë te ti, por nëpër shtatë rrugë do t'ia mbathin prej teje. ZOTI do ta dërgojë bekimin e tij mbi drithnikët e tu dhe gjithë punët e tua. Ai do të të bekojë në tokën që po të jep ZOTI, Perëndia yt.
Lexo Ligji i përtërirë 28
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Ligji i përtërirë 28:1-8
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video