Nxito të vish sa më parë tek unë, sepse Dema, duke dashur këtë botë, më braktisi e iku në Selanik. Kreski shkoi në Galati, ndërsa Titi në Dalmaci. Vetëm Luka është me mua. Merre edhe Markun me vete, se ai është i dobishëm për shërbesën time. Tikikun e dërgova në Efes. Kur të vish, më sill gunën që i lashë Karpit në Troadë dhe librat, sidomos pergamenat. Aleksandri, bakërpunuesi, më bëri shumë të këqija; Zoti do t'ia shpërblejë sipas veprave të tij. Ruaju edhe ti prej tij, sepse ai i kundërshtoi fort fjalët tona. Në mbrojtjen time të parë asnjeri nuk më përkrahu, por të gjithë më braktisën. Kjo mos iu numëroftë për faj! Por Zoti qëndroi me mua e më forcoi, që përmes meje predikimi të kryhej plotësisht dhe të dëgjonin të gjitha kombet. Kështu i shpëtova gojës së luanit. Zoti do të më çlirojë nga çdo vepër e ligë e do të më shpëtojë për të më çuar në mbretërinë e tij qiellore. Lavdi atij, në shekuj të shekujve! Amen! Të fala Priskës e Akuilit dhe atyre të shtëpisë së Onesiforit. Erasti mbeti në Korint, ndërsa Trofimin e lashë të sëmurë në Milet. Nxito të vish para dimrit. Të bëjnë të fala Eubuli, Pudi, Lini, Klaudia dhe të gjithë vëllezërit. Zoti qoftë me shpirtin tënd! Hiri qoftë me ju!
Lexo 2 Timoteut 4
Dëgjoj 2 Timoteut 4
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 2 Timoteut 4:9-22
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video