2 Timoteut 1
1
Përshëndetje
1Unë Pali, që përmes vullnetit të Perëndisë jam apostull i Krishtit Jezu për të predikuar jetën e premtuar, që është në Krishtin Jezu, 2po i shkruaj Timoteut, birit tim të dashur: hiri, mëshira e paqja nga Perëndia Atë dhe nga Krishti Jezu, Zoti ynë, qofshin me ty!
Besnikëria ndaj ungjillit
3Falënderoj Perëndinë që e adhuroj me ndërgjegje të pastër si të parët e mi ndërsa të kujtoj ty pa pushim në lutjet e mia natë e ditë. 4Kur kujtoj lotët e tu, kam shumë dëshirë të të shoh, që të mbushem me gëzim. 5Më kujtohet besimi yt i sinqertë, që përpara teje e kishte Loida, gjyshja jote, dhe Eunika, nëna jote. Jam i bindur se këtë besim e ke edhe ti. 6Për këtë arsye po të kujtoj ta mbash gjallë dhuntinë që Perëndia të dha përmes vënies së duarve të mia. 7Perëndia nuk na dha shpirtin e frikës, por të fuqisë, të dashurisë e të maturisë.
8Prandaj mos ki turp as nga dëshmia për Zotin tonë, as nga unë, i burgosuri i tij, por vuaj bashkë me mua për ungjillin, i mbështetur në fuqinë e Perëndisë.
9Perëndia na shpëtoi
e na thirri me një thirrje të shenjtë,
jo sipas veprave tona,
por sipas qëllimit të tij
e hirit që na u dha përmes Krishtit Jezu
përpara fillimit të kohëve.
10Ky hir u bë i dukshëm tani
përmes ardhjes së shpëtimtarit tonë,
Krishtit Jezu,
i cili e shfuqizoi vdekjen
dhe nxori në dritë
jetën e pavdekësinë përmes ungjillit.
11Për këtë ungjill unë u caktova predikues, apostull e mësues#1.11 dorëshk. të tjera edhe: i kombeve. 12Për këtë arsye po vuaj gjithë këto gjëra. Por nuk kam turp, se e di kujt i kam besuar e jam i bindur se ai është i aftë ta ruajë thesarin që më ka besuar, deri në atë ditë.
13Ndiqe shembullin e mësimit të drejtë, që dëgjove prej meje, me besimin e me dashurinë që vijnë përmes Krishtit Jezu.
14Ruaje thesarin e mirë me ndihmën e Shpirtit të shenjtë që banon në ne.
15Ti e di se të gjithë ata që janë në Azi më braktisën, ndër ta edhe Figeli e Hermogjeni.
16Zoti tregoftë mëshirë për shtëpinë e Onesiforit, se më ngushëlloi shpesh e nuk pati turp nga prangat e mia. 17Madje, kur erdhi në Romë, më kërkoi me ngulm e më gjeti. 18Dhëntë Zoti që ai të gjejë mëshirë prej Zotit atë ditë. Ti e di shumë mirë sesa më shërbeu ai në Efes.
Aktualisht i përzgjedhur:
2 Timoteut 1: AL1
Thekso
Ndaje
Copy
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020