Katër burra të lebrosur qëndronin para portës së qytetit. Ata i thanë njëri-tjetrit: «Përse po rrimë këtu duke pritur vdekjen? Po të hyjmë në qytet, do të vdesim nga uria që ka pllakosur qytetin. Po të qëndrojmë këtu, prapë do të vdesim. Prandaj, ejani të shkojmë në fushimin e Aramit! Po të na lënë gjallë, do të jetojmë, po të na vrasin, le të vdesim». Kështu, ata u ngritën në muzg dhe shkuan në fushimin e Aramit. Kur mbërritën në fund të fushimit, nuk gjetën askënd. Zoti kishte bërë të dëgjohej në fushim një zhurmë qerresh lufte e kuajsh, një zhurmë ushtrie të madhe. Luftëtarët e Aramit i kishin thënë njëri-tjetrit: «Mbreti i Izraelit paska paguar mbretërit e hititëve dhe të egjiptianëve për të luftuar kundër nesh». Prandaj, luftëtarët e Aramit ishin ngritur rrëmbimthi në muzg për të ikur, duke lënë pas tendat, kuajt dhe gomarët e tyre dhe e kishin braktisur fushimin për të shpëtuar jetën. Të lebrosurit mbërritën në fund të fushimit dhe u futën në një tendë, ku hëngrën e pinë. Morën nga tenda argjend, ar e rroba dhe shkuan e i fshehën. Pastaj shkuan në një tendë tjetër dhe morën edhe plaçkat e saj e i fshehën.
Lexo 2 Mbretërve 7
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 2 Mbretërve 7:3-8
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video