Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

2 Mbretërve 12

12
Mbretërimi i Jehoashit në Judë
1 # 12.1 të tjerë e rendisin si 11.21 Jehoashi ishte shtatë vjeç kur filloi të mbretërojë. 2Ai u bë mbret në vitin e shtatë të mbretërimit të Jehut në Izrael. Jehoashi mbretëroi për dyzet vjet në Jerusalem. E ëma quhej Cibia dhe ishte nga Bersheba. 3Jehoashi bëri çka është e drejtë në sytë e Zotit gjatë gjithë jetës, sepse e kishte mësuar prifti Jehojada.
4Megjithatë, faltoret në vende të larta nuk u shkatërruan dhe populli vazhdonte të kushtonte flijime e temjan në to. 5Jehoashi u tha priftërinjve: «Të gjitha paratë që sillen në tempullin e Zotit për shërbesat e shenjta, paratë që paguhen si detyrim, që kushtohen si shpagim jete apo që sillen me dëshirë, 6t'i marrin priftërinjtë, secili nga të afërmit e vet, dhe të ndreqin dëmtimet e tempullit, kudo që të jenë». 7Por në vitin e njëzet e tretë të mbretërimit të Jehoashit, priftërinjtë nuk i kishin ndrequr ende dëmtimet e tempullit. 8Atëherë mbreti Jehoash thirri priftin Jehojada bashkë me priftërinjtë e tjerë e u tha: «Përse nuk i keni ndrequr dëmtimet e tempullit? Që tani mos i merrni më ju paratë nga të afërmit tuaj, por i lini për ndreqjen e dëmtimeve të tempullit».
9Priftërinjtë pranuan të mos merrnin më para nga populli dhe të mos merreshin më me ndreqjen e dëmtimeve të tempullit. 10Prifti Jehojada mori një arkë, i hapi një vrimë në kapak dhe e vuri pranë altarit, në anën e djathtë të hyrjes së tempullit të Zotit. Priftërinjtë që ruanin pragun e tempullit, hidhnin në arkë të gjitha paratë që silleshin në tempullin e Zotit. 11Kur shihnin se arka mbushej me para, vinte shkruesi i mbretit me kryepriftin, i mblidhnin paratë e hedhura në tempullin e Zotit dhe i numëronin. 12Pasi i peshonin, paratë ua jepnin mbikëqyrësve të punimeve në tempullin e Zotit. Këta paguanin me to drugdhendësit, ndërtuesit, që punonin në tempullin e Zotit, 13muratorët dhe gurgdhendësit, që blinin drurin dhe gurët e latuar që nevojiteshin për ndreqjen e tempullit të Zotit, si dhe mbulonin të gjitha shpenzimet për ndreqjen e tempullit. 14Por me paratë që u hodhën në tempullin e Zotit, nuk u punuan as legenë argjendi, as thika, as kupa, as trumbeta, as enë ari e as enë argjendi, 15sepse iu dhanë punëtorëve për të ndrequr tempullin e Zotit. 16Atyre që u jepeshin paratë për t'ua dhënë punëtorëve, nuk u kërkohej llogari, sepse punonin me ndershmëri.
17Paratë e dhëna si fli faji apo si fli mëkati nuk hidheshin në tempullin e Zotit, sepse u përkisnin priftërinjve. 18Në atë kohë Hazaeli, mbreti i Aramit, u hodh në sulm kundër Gatit dhe e pushtoi. Mandej vendosi të sulmojë Jerusalemin.
19Atëherë Jehoashi, mbreti i Judës, mori të gjitha sendet e shenjta që paraardhësit e tij, Joshafati, Jehorami dhe Ahazjahu, mbretër të Judës, i kishin kushtuar Zotit, sendet e shenjta që ai vetë kishte kushtuar, si edhe tërë arin, që gjendej në thesarin e tempullit të Zotit e të pallatit mbretëror, dhe ia dërgoi Hazaelit, mbretit të Aramit, i cili u tërhoq nga Jerusalemi. 20Bëmat e tjera të Jehoashit dhe veprat e tij janë të shkruara në librin e Kronikave të Mbretërve të Judës. 21Disa nga shërbëtorët e Jehoashit ngritën krye kundër tij dhe e vranë në Bet Milo, tatëpjetës për në Sila. 22Jehoashin e goditën shërbëtorët e tij Jozabadi, biri i Shimeatit, dhe Jehozabadi, biri i Shomerit, e ai vdiq. Populli e varrosi me paraardhësit e tij në qytetin e Davidit. Në vend të tij mbretëroi i biri, Amacjahu.

Aktualisht i përzgjedhur:

2 Mbretërve 12: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr