1 Selanikasve 3
3
1Ne nuk po duronim dot më, prandaj vendosëm të qëndronim vetë në Athinë 2dhe te ju të dërgonim Timoteun, vëllanë tonë, që i shërben Perëndisë bashkë me ne për predikimin e ungjillit të Krishtit, që t'ju forcojë dhe t'ju këshillojë për besimin tuaj, 3që asnjëri të mos lëkundet nga vuajtjet që po kaloni. Ju vetë e dini se këto gjëra na presin. 4Kur ishim me ju, ne ju paralajmëruam se do të përndiqeshim, dhe siç e dini kjo ndodhi. 5Prandaj edhe unë nuk durova dot më dhe e dërgova Timoteun, që të marr vesh për besimin tuaj, se mos tunduesi ju kishte tunduar dhe mundi ynë kishte shkuar dëm.
6Por Timoteu është kthyer tashmë prej jush dhe ka sjellë lajme të mira për besimin dhe për dashurinë tuaj, dhe se ju ruani kujtime të mira për ne dhe keni mall të na shihni, sikurse kemi edhe ne mall t'ju shohim.
7Prandaj, o vëllezër, mes gjithë mundimeve e vuajtjeve që po kalojmë, gjetëm ngushëllim falë besimit tuaj. 8Sepse tani që morëm vesh se ju qëndroni të fortë në Zotin, ne jetojmë me të vërtetë. 9Me çfarë fjalësh mund ta falënderojmë Perëndinë pas gjithë atij gëzimi që na dhatë para tij? 10Ne i lutemi me gjithë zemër Perëndisë, natë e ditë, që t'ju shohim nga afër dhe të plotësojmë ato që ende i mungojnë besimit tuaj.
11Vetë Perëndia, Ati ynë dhe Zoti ynë Jezu na drejtofshin udhën për te ju! 12Zoti e shtoftë dhe bëftë që të teprojë dashuria juaj për njëri-tjetrin dhe për të gjithë, ashtu siç është edhe dashuria jonë për ju! 13Ai i forcoftë zemrat tuaja, që ju të jeni të shenjtë dhe të paqortueshëm para Perëndisë dhe Atit tonë kur Zoti ynë Jezu të vijë bashkë me të gjithë të shenjtët e tij! Amen!
Aktualisht i përzgjedhur:
1 Selanikasve 3: AL1
Thekso
Ndaje
Copy
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020